Një anije ruse ngarkesash e quajtur Ursa Major u mbyt në Detin Mesdhe, pasi një shpërthim përfshiu dhomën e motorit, dhe dy anëtarë të ekuipazhit janë ende të zhdukur, njoftoi të martën Ministria e Jashtme e Rusisë.
Anija, e ndërtuar në vitin 2009, ishte nën kontrollin e Oboronlogistika, një kompani pjesë e operacioneve të ndërtimit ushtarak të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, e cila kishte njoftuar më parë se anija ishte në rrugë për në portin e Vladivostokut në Lindjen e Largët Ruse.
Qendra e krizave e Ministrisë së Jashtme deklaroi se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit ishin shpëtuar dhe dërguar në Spanjë, por dy ishin ende të zhdukur. Nuk u dha asnjë informacion mbi shkakun e shpërthimit në dhomën e motorit.
Ambasada e Rusisë në Spanjë, e cituar nga agjencia shtetërore ruse RIA, tha se po hetonte rrethanat e mbytjes dhe ishte në kontakt me autoritetet spanjolle. Kompania që operonte anijen nuk ka pranuar të komentojë rastin, raporton Reuters.
Anija Ursa Major, u vunë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2022 për lidhjet e tyre me ushtrinë ruse. Disa pamje të paverifikuara që dyshohet të jenë të momentit të fundosjes së anijes qarkulluan në rrjete sociale.
Shërbimi Spanjoll i Shpëtimit Detar tha se kishte marrë një sinjal emergjence nga Ursa Major të hënën, kur ajo ndodhej rreth 57 milje larg bregut të Almerias. Dy anije dhe një helikopter u dërguan në vendngjarje dhe 14 anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit u dërguan në portin spanjoll të Kartagjenës.
Shërbimi citoi ekuipazhin të thoshte se anija kishte transportuar kontejnerë bosh, si dhe dy vinça portualë në kuvertë. Më vonë, një anije luftarake ruse kishte mbërritur në vendngjarje dhe kishte marrë përgjegjësinë për operacionet e shpëtimit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41