Anija gjermane shpëton 919
migrantë në Mesdhe

Një anije e marinës gjermane ka arritur të shpëtojë 919 migrantë në detin Mesdhe, njoftoi dje në mbrëmje Ministria gjermane e Mbrojtjes.

“Migrantët u shpëtuan të martën nga anija “Rhein” rreth 50 kilometra larg brigjeve të Libisë, të vendosur në shtatë gomone të mëdha shpëtimi dhe në dy anije të tjera të drejtuara nga organizata bamirësie”, njoftoi ministria.

Anija, ishte pjesë e forcës detare “Operation Sophia” e Bashkimit Europian e vendosur në brigjet e Mesdheut për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore, është drejtuar drejt portit Italian “Corigliano Calabro” dhe pritet që të mbërrijë sot.

Pothuajse më shumë se 100 000 azilkërkues kanë kaluar përmes detit Mesdhe qe prej fillimit të këtij viti dhe 84% kanë mbërritur në Itali.

Sipas Organizates Ndërkombëtare të  Migrimit (IOM), më shumë se 100 000 azilkërkues kanë kaluar përmes detit Mesdhe që prej fillimit të këtij viti dhe 84% e tyre kanë mbërritur në Itali.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen