Anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Braçe: Bujqve tonë u ka mbetur pa shitur! Ministria e Bujqësisë të bëjë publike kostot (VIDEO)

TIRANË- Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.

Braçe nuk e konsideron një lajm të mirë, faktin që ka mbërritur një anije me grurë nga Ukraina, për shkak se mijëra tonë grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas. Braçe thotë se fakti që tregtia bëhet jashtë vendit dhe jo tek bujqit vendas. Ndërkohë, deputeti shton se nëse kompania apo Ministria e Bujqësisë nuk do të publikojë kostot, Braçe thotë se do t’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri.

“Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është  e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”, shprehet Braçe.

Braçe i referohet anijes  "Jaohar Ranim" me 6 mijë ton grurë nga Ukraina që mbërriti në portin e Durrësit një ditë më parë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mullari i Lipes: 12/08/2022 18:21

    Erion,sikur vete te merreshe me kete pune ,do te shpetonin dhe fshataret e shkrete nga falimenti. Thjesht jep dorheqje dhe hap nje pike ku te grumbullosh gjith grurin,biznes i garantum ne keto kohe,”mos rrjedh do pikoje”,i thone,le qe ti mund ta shfrytezosh kete situate dhe ta shesesh me shtrenjte. Dhe kush fshatar nuk vjen e ta dorzoje ne firmen tende grurin,pervec ndonje “i lojtur” qe me dal vet ne treg. Pra ti ke “gurin dhe arren” ne keto momente,shfrytezoje bre braçe dhe “boll qellove qeverine me kopaçe”..

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 11/08/2022 15:58

    Realisht kjo perben lajm,jo vetem per vendin tone,por ne fakt edhe per Europen ! Tregu Europian eshte i varur dhe po efektohet shume nga mungesa dhe pasiguria e furnizimit me drithera nga nje prej prodhuesve me te medhenj ne Bote sikurse eshte Ukraina,por edhe nga mbyllja e bojkoti i prodhimit nga Rusia.Problemi qe ngre Brace,natyrisht eshte shqetesues dhe duhet adresuar.Nuk jam i fushes dhe mund te jem jo i sakte,por importuesit e grurit,nuk besoj te jene aq budallenj,sa te importojne me cmime me te larta nese produkti eshte ne tregun e brendshem !? Pyetja eshte e thjeshte,duhet qe cdo importues te "ndjeke" dhe gjeje prodhuesin vendas qe ka gjendje,nga 1 - 2 -5 apo 20 tone,apo keto prodhues jane te "organizuar" ne nje lloj "shoqate" dhe dine se cfare kane dhe ku ta ofrojne ?! Ne kete pike ka rol Ministria e Bujqesise,per te siguruar info e sakte per oferten ne treg te ketij produkti,jo nga nje prodhues per ne teresi ! mos harroni se cdo gje leviz sipas kushteve te ekonomise se tregut ! Brace,mqse i ke "hyre" kesaj pune,mendo dhe sugjero menyren se si prodhuesi yne te jete i organizuar per te ofruar jo si individ,por te pakten ne grupe relativisht te medha.perndryshe cdo prodhuesi individual do ti mbetet pa u ofruar ne tregun e jashtem,prodhime te mundshme per eksport,sikurse dhe prodhime qe jane gjendje,por qe importohen.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/08/2022 15:23

    Edhe ne kete krize gruri, bujku nuk arrin ta shese grurin?! Mbase shteti ka faje, po bujku vete ka ndonje faj qe nuk del te kerkoje bleres? Te te ngele malli stok kur tregu kerkon grure, me ben çudi. E bo robi nje xhiro me mostra gruri neper keto kompanite e miellit etj. Se kshu i bie qe te na falimentojne bujqit kur te hapen kufijte e tregjet.

    Përgjigju
    • Perballimi: 11/08/2022 18:49

      Kushedi sa e mbajne cmimin keta myzeqaret e Braces qe nuk ua blen njeri. Me siguri e kane groposur grurin ne oborr, si ai kulaku tek filmi perballimi, edhe presin te plase zia e bukes.

  • Pyetje retorike: 11/08/2022 15:12

    U ka mbetur gruri pa shitur?! Ne keto kushte qe ndodhet bota sot, me nje munges globale gruri qe pritet te shtyj drejt urise rreth 50’000’000 njerez, bujket tane nuk shesin dot grurin?! Seriozisht e ka Erjoni apo ende nuk i ka dale inati qe Rama nuk e beri kurre minister? Ik Erjon nxirre perseri inatin duke permbysur ndonje karrike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit