Tirane- Në një interpelancë 50 minutëshe, Kryeministri Rama nga salla e Kuvendit iu përgjigj sot (12 shtator) akuzave të opozitës për mbetjet, të dyshuara toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), por dhe ato nga Kosova drejt Kinës përmes portit të Durrësit si vend tranzit.
Kryeministri i quajti akuza të pabaza të ngritura mbi dyshime keqdashëse dhe shpifje, 'televonelë politike' e fantazi për të helmuar popullin shqiptar, që njësoj si investigimi i Rai3 pas ka opozitën.
Telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar. Janë vetëm dyshime.... E kam bërë në gjuhë të huaja, së fundmi kur mbetjet toksike të gojës septike janë eksportuar jashtë, siç ndodhi me programin skifoz të RAI 3-shit e jo vetëm, ku unë nuk dola për të mbrojtur veten në Itali, po për të mbrojtur shqiptarët e Italisë dhe dinjitetin e Shqipërisë nga helmi i asaj goje.... Aludim psikopatologjik, i artikuluar fatkeqësisht jo nga instucionet por nga të njëjtat burime ndotëse politike e mediatike në Tiranë... nga goja 7 penxherëshe... ."
I thirrur në Interpelancë nga kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi, kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të ngritura se si u lejua eksporti i kësaj ngarkese, duke thënë se këto akuza janë fabrikuar dhe se s’ka asnjë fakt që kjo ngarkesë të jetë e rrezikshme. Se nuk kishte asnjë analizë apo provë të faktuar për pretendimet e ngritura nga organizata BAN (Basel Action Netëork)
"Vetë organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, të cilës i referohet edhe teksti i vajtueshëm i kërkesës për interpelancë shprehet se ka dyshime për mundësinë, që një sasi mallrash të nxjerra nga procesi i përpunimit industrial në Shqipëri, për t’u transportuar drejt vendeve të Azisë, janë mbetje të rrezikshme. Pra dyshime.. Asgjë e vërtetuar, asnjë certifikatë analizash, asnjë provë e faktuar ende, po deri më tani vetëm dyshime.
A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht, në çdo deklaratë, e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti I mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme"
Gjithashtu, praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit, nga laboratori i një vendi të BE-së, i cili konfirmon deklarimin e subjektit.
Në të dyja rastet atij të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe atij nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me një reputacion të padiskutueshëm në botën e transportit detar. Kanë qëndruar e janë magazinuar përkohësisht në vende të Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre.
Nga verifikimet e proceseve logjistike, të këtyre dy ngarkesave si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët evropiane mbi të cilat bazohet dhe procedura mjedisore dhe doganore në vendin tonë.
Rama hoqi të gjitha përgjegjësitë nga porti i Durrësit
Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme prandaj normal si gjithmonë edhe aludimi për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare, në rastin më të mirë është alogjik dhe në rastin më të keq siç është dhe ky rast kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i artikuluar fatkeqësisht, jo nga institucionet apo organizatat ndërkombëtare, por nga të njëjtat burime ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike
Në asnjë port të botës përveçse në portin e mbetjeve që administrohet nga penxherja e katit të 8 atje mbi rrugën e shpresës së kotë, nuk analizohet çdo ngarkesë. Vetëm në fantazinë malinje të atyre që nuk e kanë haberin epunëve të shtetit e as të funksioneve të shtetit bëjnë analiza thes më thes, madje dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar e më pas për të fituar pasi janë sakatuar ' tha Rama.
Por kryeministri u kujdes që të sqaronte se transporti i mbetjeve të rrezikshme nuk është i ndaluar, dhe se për këtë ekzistojnë ligje.
Edhe nëse do ishin të rrezikshme, transporti nuk është i ndaluar as në Shqipëri as në botë, pasi bëhet me rregulla e kode mbarë rruzullit taksore. Ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet e huaj...320 njësi koncentrike janë pranuar në 10 muajit nga këto shtesa ...Spanja, Franca, belgjik, Izrael e Turqia...Në çdo rast deklarimi i ngarkesës është detyrim ekskluziv i eksportuesit ose importuesit' tha Rama.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, duke iu referuar deklaratave të ‘Basel Action Netëork”, tha se ka dyshime se Porti i Durrësit është përdorur edhe më parë për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme. E në përgjigje kryeministri tha se drejtësia do të vendosë kush janë fajtorët nëse rezulton se ngarkesa ishte e rrezikshme, duke shtuar se nuk bëhet analizë për çdo ngarkesë, pasi kudo në botë funksionon me vetëdeklarim.
Gazment Bardhi: Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, traktatin e OKB-së që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Si u lejuan të eksportohen pa leje përkatëse nga porti i Durrësit. Kush i lejoi të futen e të dalin në territorin e Republikës së Shqipërisë nga dhe përmes portit të Durrësit. Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës. Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk përballesh por përpiqesh të shmangesh
A keni marrë masa ju ndaj KURUM e kompanisë Sokolaj SHPK...Dështuan të gjitha organizmat e kontrollit...Ku dini gjë ju ca hyn e del nga porti, edhe pse ligjërisht keni detyrim ti kontrolloni....Keni detyrimin që të mos i lini mbetjet e rrezikshme në ambient të hapur.
Rama: Ne po hetojmë.... Si gjithnjë akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye... Edhe nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim, nuk janë politikanët që ndajnë zbatimin e ligjit, por organet hetuese... Është absurd pretendimi që është përgjegjësi e institucioneve... Nuk bëhen analiza në asnjë port, përveç se në portin e mbetjeve nga penxherja e katit të tetë, tek rruga e shpresës së kotë.
Akuzat e tjera
Interpelanca nuk kaloi pa akuza përtej mbetjeve toksike, ndërsa Bardhit Rama ia kujtoi premtimin e pambajtur për Sali Berishën.
Gazment Bardhi: Këtij zotërisë gjithmonë ia hanë dardhat mbrapa shpinës. Ky nuk di asgjë.
Edi Rama: Nëse unë nuk gaboj është zotëria që tha: po erdhi Saliu me Flamurin në godinë, unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lartë e për të parë Saliun. Kështu që është problem i madh, shumë problem i madh dhe problemin më të madh këtu e ka ai që është në kat të tetë që nuk ngeli balerinë pa i shkuar atje te parvazi e pa i thënë ma lër mua ta tund belin për ty.
Edhe përplasjet e vjetra për akuzat për vëllain, Kryeministri nuk i kurseu edhe në këtë interpelancë.
“Unë do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe do të kemi një ballafaqim tjetër” u shpreh Rama.
‘Ballafaqimi’ nuk mbaroi pa ironi.
"Po më del malli i të shkretit lul, tutori i mëparshëm i tij" tha Rama.
Prej më shumë se një muaj, autoritetet vendase dhe të huaja janë vënë në lëvizje për të hetuar një ngarkesë prej 816 tonësh mbetje të dyshuara të rrezikshme, që janë nisur nga porti i Durrësit drejt Tajlandës, pa pasur aprovimin e shtetit pritës.
Seanca vijoi me interpelancën e kërkuar nga PD me ministren e Transportit Belinda Balluku për autostradën Thumanë-Kashar dhe protestat e banorëve për bllokimin e hyrje-daljeve në zonat e tyre të banimit pas ndërtimit të aksit Thumanë Kashar. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi sot nga zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegime se pse nuk janë ndërtuar katër nyjet dhe nënkalimet në rrugën Thumanë-Kashar, duke sjellë edhe izolimin për hyrje-dalje të banorëve të zonave për rreth. Lexoni me shume: PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'
Seanca dhe rendi i dites
Seanca e Kuvendit nisi me një kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PD-së të ngrihet komision për të hetuar kush solli ligjin e gardës. Bardhi akuzon se kreu i gardës Ermal Onuzi ishte i paracaktuar.
"E kishte zgjedhur si investim një oligark që në shkurt 2024. Ngrini komision etike dhe hetoni si erdhi, kush e solli ligjin dhe si u votua ligjin" tha Bardhi.
Një tjetër pikë e rëndit të ditës është edhe miratimi Aktit Normativ për ndryshimet në Urdhrin e Mjekut, të cilin qeveria e ndryshoi pas skandalit tek Onkologjiku, dhe që kufizon të drejtën e mjekëve që punojnë në shtet, të punojnë edhe në privat.
Në rend dite dhe 'Mandati i Xhaçkës'
Në seancën pritet që të diskutohet edhe mandati i Olta Xhaçkës, për të cilin Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të votojnë për ta dërguar atë në Kushtetuese.
Teksa seanca plenare vijon prej paradites së sotme, Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet.
Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit. Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë.
Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në lidhej me ligjin për Urdhrin e mjekut, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025.
Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 maj.
“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.
Nga Kuvendit, Salianji po ashtu akuzoi edhe ish ministrat e Brendshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish- ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antiamfia.
Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të folur. Dua ti them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.
Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.
Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe kur të hyja në mes të fushave me kanabis nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak. Ti jep llogari para krimit të organizuar. E ke kthyer Shqipërinë në bazë të trafikut të drogës siç ta thotë DASH”, tha Salianji.
Më herët, Rama gjatë fjalës së tij tha se Salianji shtyn paraqitjen në gjyqe me raporte mjekësore.
"U the këtyre kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën por ke kallëzuar noc rrokun, sepse kishte çuar një informacion. Mirë e bërë se ndryshe do të përfundoje si babale Sali badi që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Por nuk keni mësuar akoma ju. Unë duroj shumë", tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Gjatë interpelancës për mbetjet toksike Rama tha se i nxorri mallin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ironi bëri dhe me Sali Berishën, për të cilën paralajmëroi se do humbja e tij do të jetë më e madhe se në 1997
Edi Rama: ‘Nuk e di a ju ndodh dhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli për të shkretin Lul, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madh midis nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin. Thashë në fillim, përgjatë dhe në fund që këto mallra, me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme’
Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!
Edi Rama: Zotëria e pret ekspertizën me agoren hapur e kokën lart. I futet ekspertiza në gojë nga lart. E rrotullon nëpër gojë ekspertizën gjërë e gjatë e vjen ta pështyjë këtu. Flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Por nëse nuk gaboj është zotëria që tha po erdhi Saliu me Flamurin në godinë unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lart e mbajtur Saliun. Ky është problem i madh. E problemin më të madh e ka ai në kat të 8-të që nuk ngeli balerinë pa I shkuar tek parvazi e pa I thënë ma lër mua të tund belin për ty.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me mbetjet toksike.
Por gjatë replikës, Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës. Sipas Bardhit drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.
“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,tha Bardhi.
Gjatë seancës Kryeministri Edi Rama tha se me Bardhin do të ketë një tjetër përballje pasi SPAK të zbardhë të vërtetën lidhur me hetimet për vëllanë e tij, Olsi Rama. Ndërkohë paralajmëroi për opozitën një humbje të thellë më keq se në 1997. Në replikë Bardhi tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura por dhe emërimet në polici, pas të cilave sipas Bardhit është krimi i organizuar.
U them kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën por ke kallëzuar noc rrokun, sepse kishte cuar një informacion. Mirë e bërë se ndryshe do të përfundoje si babale Sali badi që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Por nuk keni mësuar akoma ju. Unë duroj shumë. Do duroj deri kur SPAK do të nxjerrë të vërtetën e më pas do të kemi ballafaqim tjetër bashkë. Jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart e me gojë hap e unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ti merr lart, por do të kemi një ballafaqim tjetër. Ju përshëndes dhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloni në gojë, hajdeni pështyni këtu dhe pështymën që do të merrni vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997.
Gazment Bardhi: Ti duhet që të jepje llogari për eksponentin më të rrezikshëm që emëron drejtorinë e policisë së Shkodrës, ti i the shqiptarëve në 2013 që do të luftosh krimin. Na duhet një dimër vëlla, po vëlla i thotë ai tjetri, kapedani e ka lënë pak pas dore, e di Taulanti kush është kapedani.
Shëndetësinë falas ku e ke zotërote, legalizimet falas ku i ke zotërote, por ne nuk flasim tavolinave ndryshe nga ju, nga debati jonë nuk cenohet interesi publik, nga koka lart apo poshtë e jona nuk dëmtohet interesi publik, nga ulja në gjunjë e juaja para krimit të organizuar, dëmtohet interesi publik. Ju jeni shërbëtor të krimit të organizuar dhe ne jemi shërbëtor të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deputetit Gazment Bardhit. Rama tha se i nxorri marrin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Bardhi iu përgjigj se Rama ka tutor bandat Bajrin, Gjokën
‘Mua më dual malli i të shkretit lul turorit të këtij figurës së foli dhe besoj se të gjithë ata që e ndoqën e panë ku është dallimi i madh midis nesh që fjalisw me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin, këto mallra me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme.’- tha Rama.
Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!
Gazment Bardhi në interpelancën për transportin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum drejt Tajlandës, duke ju përgjigjur Ramës shteti shqiptar nuk kishte autorizim nga vendin pritës për mbetjet toksike.
‘Ku do ti çosh mbetjet si do ti përpunosh këto mbetje. Apo do ja dorëzosh këtë punë krimit të organizuar. Lejohet të transportohet.... gjysmën ja kishte shkruar Belinda gjysmën Kumbaro dhe nuk dinte çfarë lexonte. Jo nuk lejohet as të behët transporti të mbetjeve të rrezikshme nëse nuk ke marrë autorizim nga vendi pritës. Fakti është se nuk kishe leje nga vendi pritës. Duhet autorizim nga ministrja e Mjedisit. Çdo kompani që merr përsipër për të transportuar mbetje të rrezikshme duhet të marrë leje te ministria e mjedisit e cila merr aprovimin e vendit pritës. Çfarë i kë bërë Kurum ke marrë vendim kundër Kurum. Këtë kompaninë Sokolaj që e çoka kokainën për miell ke marrë masë ndaj kësaj kompanie. Nëse nuk di çfarë bëhet ik nga aty ky je ulur. Nëse punë është që të marrësh urdhra nga krimi i organizuar, Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeverisje të tillë.’- tha Bardhi.
'Vetëm fatazia malinje e atyre që s'kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes'.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur opozitës nëse janë bërë analiza për mbetjet ose jo.
"Nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim nuk janë politikanët, aq më pak tellallët e penxhereve që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja, por janë organet ligjzbatuese që ne i mbështesim pa kushte sepse janë institucione të drejtësisë dhe s'janë institucione dhe organizata kriminale në të njëjtën kohë. Nuk është bërë asnjë analizë për mbetjet as nga kompania gjermane as nga transportuesi dhe as nga autoritetet e vendeve tranzite dhe as nga vend vendi pritës që kundërshton sot, por nuk ka kundërshtuar asnjë deklarim sepse nuk është bërë asnjë analizë.
Në asnjë port të botës përveç atij që administrohet nga penxherja e katiti të 8 nuk analizohet asnjë kërkesë. Vetëm në fatazinë malinje të atyre që se kanë haberin e punëve të shtetit bëjnë analiza thes më thes dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar.
A prodhohen mbetje nga procese industriale në vend, sigurisht që po dhe është normale si politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë poltikë, ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.
Është thënë se mbetjet do të vijnë në Shqipëri dhe për sytë me 7 penxhere dhe gojën 7 kanatshe shteti shqiptar është në çdo rast fajtor dhe gjithë shqiptarët sepse ata mbajnë në qeveri një regjim kriminal”, tha ai.
Në interpelancën në Kuvend për mbetjet e rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndodhur një eksport i mbetjeve të rrezikshme pasi sipas të dhënave dhe në bazë të dokumenteve eksporti i mallrave në fjalë nuk është i rrezikshëm. Rama tha se dogana ka certifikatë për këtë bashkë me analizën e mallit të kryer në një vend të BE-së.
‘A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së. Në të dija raste nga Elbasani drejt Tajlandës për mes Durrësit dhe nga Kosova drejt Kinës drejt Durrësit, janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve Evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave përkatëse, kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar më pas janë lejuar të bëjnë itinerarin e tyre. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshëm as nga katalogët evropiane. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit aktual dhe të transportit detar. Edhe aludimi për mos veprim të administrate portuale apo asaj detare në rastin më të mirë është alogjik dhe në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike. Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar as nga ai detar as ndërkombëtare. Mbetje teknologjike industrial transportohen rëndom në rrugë detare duke ndjekur zbatimin e kodeve ndërkombëtare.
Procedura e eksportit të mbetjeve bazohet në dispozitat e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Ndjekja e çdo vije logjike, të çon në vendimin se nuk kanë miratuar në asnjë rast eksport mbetjesh të rrezikshme, pretendimi i se nuk ka pasur miratim nga Tajlanda është po aq i qëndrueshëm sa çmund të jetë e qëndrueshme shkarkesa likuide e asaj goje. Pasi nuk ka si të ketë miratim nga Tajlanda për ngarkesën në fjalë kur vetë Shqipëria nuk ka pasur çfarë autorizimi të japë. Ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht, nga vende të transport fundor.
360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës.
Ai u shpreh se teksa prokuroria është ende duke hetuar nëse ato mbetje janë ose jo të rrezikshme, nga opozita janë gjetur fajtorët.
“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interplenacë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi. Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime. Qysh në fillim agjensitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdonë sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye", tha ai.
Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në interpelancën për transportin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum nga Porti i Durrësit, pyeti kreun e qeverisë se kush e lejoi eksportin nga porti. Bardhi e cilësoi Ramën si kreun e aktivitetit të kontrabandës për mbetjet e rrezikshme.
'Në 8 gusht 2024, 3 organizata denoncuan faktin se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit po transportonin mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës. Kur kjo e fundit mësoi se anijet ishin nisur nga porti i Durrësit, refuzoi që t’i pranojë.
Aktualisht sipas informacioneve publike, 2 anijet, po kthehen në portin e Durrësit. Organizata amerikane janë shprehur për media prestigjioze se është e bindur se Porti i Durrësit është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, mbetje të rrezikshme helmues enë disa vene aziatike.
Është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës. Hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum.
Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht. Lishur me këtë çështje ka pasur disa reagime të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal.
Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit. Kush i ka lejuar të dalin nga porti i Durrësit. Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës.’- tha Bardhi.
Deputetja Flutura Açka ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të saj se është emëruar pa dëshirën e saj si anëtare në komisionin e Edukimit. Açka tha se ajo ka bërë kërkesë për të dalë nga grupi i PD-së dhe vendos vet.
‘Ju kam nisur një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim që ka marrë ky komision, në datën 25 korrik, kryetarja e parlamentit ka lexuar një shkresë timen ku kërkoj të dal nga grupi parlamentar i PD. Të nesërmen, unë jam emëruar vendosur, pa u pyetur fare anëtare e komisionit parlamentar për Edukimin. As nuk jam njoftuar dhe të nesërmen e gjen veten në një vendim të parlamenti ku emërohem anëtare e komisionit, por me një shkujdesje, keni harruar integritetin e deputetit. Merrni masa urgjente unë nuk mund të emërohem, do të vendos unë. Shkresa juaj është depozituar dje dhe do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj.’- tha Açka.
O Beni hecēn vet a e kupton dhe ti se ça ke shkrujt ? ? ? Se smeret vesh o Beni pallavesh. E sa tē jet kjo jet partia jote wc pd svjen mē nē pushtet o Beni rafmet.
PërgjigjuEdhe diktatori Enver Hoxha kur e donte puna u pervishej vete armiqeve te brendshem e te jashtem. Ata te brendshem, zakonisht fajsine ua perplaste ne mbledhje partie ose "retreet"; te jashtemve, atyre ya kepuste publikisht qe te merrte vesh bota sa i zgjuar e orator i madh qe qe. Jo me kot edhe trashgimia e tij sot, Rama, oratoron publikce per te jashtemit madje sipas aktrimit te personalizuar nga ai vete! Shprehje e mediokrracise korruptokrate gangesteriale ose mnje miksim skuthi sigurimi dhe mafiozi ahengu mes Doshi-Luca.
PërgjigjuThojini ktij te gardes te rruhet se slejohet mjekrra
PërgjigjuEdi Rama nē ktē rast ke plotēsisht tē drejt se pēr sa i pērket transportit detar ske shanc tē transportosh mbetje toksike se stē fal Evropa ka Kontroll tepēr rigoros. Un jetoi prej 33 vitesh nē Gjermani dhe punoi nē zyrat e kontrollit detar. Pra Shqipria ska shanc tē nxjeri mbetje tē rezikshme se nē Durēs Gjermania ka Laboratorien e vet qē bēn kontrollin. E punojsit jan puro Gjerman e marin roga tē larta. Pra pik muhabeti nē ktē rast Edi Rama ka plotēsisht tē drejt 100% tē drejt. Me nderime e me respekt Profesor Doktor Rexhep Leka.
PërgjigjuKepo ti je?
AH MOJ GAZMENDA KUR DO TJA DEGJOSH TRINGELLIMEN PRANGAVE ,ATEHERE DO TA KUPTOSH SE SI JE KATANDISUR
PërgjigjuEdhe njè njeri i bandave tè Elbasanit si Gazmend Bardhi, njè kone e kryetarève, qè nè ekektoratin shqiptar ka zero mbèshtetje ,,,,mjafton,,,,pèr ta bèrè kètè kryeministèr tè duket I INKRIMINUAR NÈ KRIM. Shihni palaçollèkun. Kryeministri,,bèn debat pèr çdo temè,,,a thua se ministritè pèrkatèse nuk egzistojnè fare. Belinda Balluksja,,,nuk egziston. Imagjinoni se çfarè mund tè bèjè SPAK me kètè kryeministèr???
PërgjigjuKy legeni thote mos i lejonin te dilnin. Do duket i mire Bardhi ne syte e ekologjisteve global. Po ku ti linin mo ti groposnin ne Shqiperi? Te helmonin Shqiperine sic e bente SB qe i groposte neper gropa me buldozier? Legenat e PD mbushen vendin me mbetje toksike. U be Shqiperia kazan toksik i botes. Po keshtu eshte kur nuk e do vendin tend. Shume mire eshte vepruar per Shqiperine. Bardhi politiken internacionale si te Enver Hoxhes le ta beje ne Korene e Veriut. Ketu eshte kapitalizem Po nuk hengre te tjeret dhe nuk u zhvillove te hengren. Bravo Qeverise per largimin e mbetjeve nga Shqiperia.
PërgjigjuKush e do vèndin e tij apo tè saj @Koli? E do Balluku apo e do kabineti i ministrave qè janè ose nè burg pèr vjedhje ose nèn hetim, cili? Ato mbetje toksike, kush i prodhojè nè Shqipèri? I prodhojè bota qè ti dèshiron qè tia lèsh nè prehèr si kopilin? A e di çfarè? Tè na rrojè krietari neve qè nuk di asnjèherè se kush nga tè tijèt vjedh sot. Dashuri pèr atdheun? Pika qè su bie. Nèse SPAK punon siç duhet, do i shohèsh edhe "dashnorèt e atdheut" zotrote.