Anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, të mërkurën mbërrin në Portin e Durrësit

Anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, të mërkurën mbërrin në Portin e Durrësit

Anije ukrainase me grurë

Një anije me 6000 tonë grurë nga Ukraina po udhëton drejt Shqipërisë. “Jaohar Ranim” pritet të mbërrijë në Durrës më 10 gusht. Gruri po transportohet për një kompani mielli në Tiranë.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që prej pushtimit rus më 24 shkurt.

Anija është ngarkuar me mall më 28 korrik në Izmail të Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa. Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 08/08/2022 16:53

    Dmth qe kemi shprese qe do uljen cmimet e miellit dhe nenprodukteve te tij?! Duke nisur nga buka, embelsirat, byreket etj.. Apo ne do mbajme vetem shpresen, sepse perditimet si gjithmone nuk shkojne per popullin, por per grosistet e grurit e te miellit ne kete rast. Sic ndodh dhe me naften, qe cmimi ne bursa eshte ulur aq sa ishte para luftes dhe ketu ka qene 165-180 leke per liter. Por tani vazhdon te jete siper 200 leke per liter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane