Irani ofron të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda shtatë ditëve, nëse SHBA ndërmarrin hapat e parë drejt lehtësimit të presionit ushtarak.
Propozimi, sipas mediave japoneze tashmë i është përcjellë Uashingtonit dhe përfshin rifillimin e bisedimeve për fundin e luftës. Teherani synon të shfrytëzojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për t'u konsultuar me vendet që veprojnë si ndërmjetës.
Nga ana e SHBA nuk ka një sinjal apo koment në lidhje me këtë propozim. Megjithatë, Presidenti amerikan pritet që këtë të martë të takojë në New York liderë të vendeve të Lindjes së Mesme me të cilët sipas mediave amerikane do të diskutojë situatën e rajonit.
Takimi sipas burimeve të Axios, mund të jetë vendimtar për hapat e radhës që Trump mund të ndërmarrë në lidhje me luftën. Ditë më parë ai njoftoi se ndodhej në një moment kyç, ku i duhet që të marrë një vendim.







Komente
Komento