Anija me emigrantë e bllokuar në det, ‘krisje’ në qeverinë italiane, Di Maio: Të vijnë gratë dhe fëmijët. Salvini: Në Itali nuk hyn askush

Anija me emigrantë e bllokuar në det, ‘krisje’ në qeverinë italiane, Di Maio: Të vijnë gratë dhe fëmijët. Salvini: Në Itali nuk hyn askush

Matteo Salvini, Sea Watch dhe kryeministri Di Maio

Çështja e emigrantëve të kapur në det në bordin e Sea Watch 3 ka shkaktuar krisje mes koalicionit qeveritar të Italisë. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Luigi Di Maio u shpreh se qeveria italiane do të mbrojë të gjithë gratë dhe fëmijët që ndodheshin në bordin e anijes.

“Zbrisni në Maltë dhe ne do t'i mirëpresim gratë dhe fëmijët"- tha në deklaratën për shtyp kryeministri Di Maio.

Por deklarata e tij është hedhur poshtë publikisht nga zëvendëskryeministri dhe njëherasi ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

"Në Itali askush nuk do të vijë. Për çështjet e emigrantëve vendos unë,”- është shprehur Salvini.

Anija “Sea Watch 3” prej 14 ditësh ka mbetur e bllokuar në hapësirën detare mes Maltës dhe Italisë. Në bordin e saj, ndodhen 49 emigrantë të cilët vijnë nga Libia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj