Sipas njoftimit të ministrisë së mbrojties dhe pamjeve të operacionit rezulton se anija e nisur nga brigjet turke kishte në bord 19 fëmijë, 8 gra dhe 25 burra të kombësive irakiane, siriane dhe afgane.
Këto që shihni janë pamjet e operacionit të shpëtimit i cili ka zgjatur për 30 minuta dhe forca bregdetare shqiptare me anijen e patrullimit ORIKU ka bashkërenduar me forcat e NATO-s dhe anijen e misionit FRONTEX.
Prej afro një viti marina shqiptare është bërë pjesë e operacionit ndërkombëtar të luftës ndaj trafikut të qënieve njerzore dhe emigrantëve nga vëndet e lindjes drejt BE-s.
Ky është operacioni i katërt ku marina shqiptare me anijen ORIKU përfshihen në shpëtimin e emigrantëve të cilët trafikohen nga grupe kriminale drejt vëndeve të BE-s në brigjet italiane dhe greke.
Gomonia me 52 emigrantë në bord u zbulua nga radarët e anijes patrulluese në egje Oriku në bordin e të cilës janë forcat detare shqiptare në misionin për parandalimin e trafikut të qënieve njerzore.
Njoftimi i Rojës Bregdetare:
Ne oren 23:15 ora lokale ne koordinatat 38 14,6N dhe 26 12,5E nga radaret e anijes Oriku u zbulua nje gomone me emigrante ne distance 1,2 milje nga brigjet turke duke lundruar me kurs drejt ishullit Kios. Menjehere nga anija jone Oriku P-132 jane marre masat per njoftimin e komandes se grupit te gatshem te Natos SNMG2, rojes bregdetare turke dhe njesive te Policise Kufitare te BE Frontex.
Gomonia eshte mbajtur nen vezhgim deri ne mberritjen ne rajon te anijes se Frontex. Anija Oriku se bashku me anijen e Frontex MAI 1104 ne oren 23:45 filluan operacionin per ndalimin e emigranteve dhe marrjen e tyre ne bordin e anijes se Frontex ne koordinantat 38 14,5N dhe 26 07,6E.
Ky operacion perfundoi me sukses ne oren 00:42 duke imbarkuar te sigurt ne bordin e anijes se Frontex per regjistrim dhe verifikim nga autoritetet 52 emigrante nga te cilet 19 femije, 8 gra, 25 burra perkatesisht te kombesise 24 siriane, 20 irakiene, 7 afgane dhe 1 palestinez. Gjate operacionit jane marre te gjitha masat per sigurimin e jeteve njerezore, si rezultat nuk kemi patur persona ne uje,te zhdukur, demtuar apo humbje jete. Emigrantet u shoqeruan per tju dorezuar autoriteteve ne portin e ishullit Kios.