Forcat Detare të Vlorës shpëtuan katër të rinj vlonjat që kishin mbetur të bllokuar në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Mjeti i tyre lundrues ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës. 

Pas marrjes së informacionit rreth orës 21:05 nga Kapiteneria e Portit të Vlorës, Policia Kufitare dhe kapiteneria organizuan operacionin e kërkim shpëtimit, ku pas kërkimit në shpellë dhe në tokë arriti t'i gjejë persona.

Sipas policisë Kufitare, katër të rinjtë kishin dalë në Karaburun, me një mjet lundrues me qëllim për ta testuar nga ana mekanike, por gomonia ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre. Dy prej tyre kanë mundur të dalin me not në breg të gadishullit dhe kanë kërkuar ndihmë për dy shokët e tjerë, që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur "Gjiri i Varkave", kanë  gjetur mjetin lundrues tip gomone, së bashku me R.M. dhe E.A, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kontaktuan edhe me dy stë rinjtë e tjerë K.M dhe A.M, të cilët telefonuan për ndihmën e shokëve. 

Katër të rinjtë janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë për në Triport, së bashku me mjetin e tyre lundrues dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.