Anijet humanitare shpëtojnë 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë dhe Maltës vetëm gjatë fundjavës deklaroi ‘SOS Mediterranee’.

Grupi i ndihmës për emigrantët tha se anija e tij ‘Ocean Viking’ kishte kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtare që nga e shtuna.

Në operacionin e fundit ata kishin shpëtuar 106 njerëz në brigjet e Maltës, pasi morën sinjalin për ndihmë nga grupi gjerman i ndihmës ‘Sea Ëatch’.

“I mbijetuari më i ri i shpëtuar në këtë operacion është vetëm 3 muajsh”, shkroi ‘SOS Mediterranee‘ në Twitter.

Vetëm pak orë para kësaj, ‘Ocean Viking’ iu bashkua anijeve nga ‘Sea Watch’ dhe ‘ResQship’, një grup tjetër gjerman, për të shpëtuar rreth 400 njerëz “nga një varkë e madhe prej druri që ishte duke u mbytur”, në Mesdheun Qendror, tha grupi.

Emigrantët nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes qendrës së Mesdheut. Kalimi është i rrezikshëm dhe anijet e tej ngarkuara shpesh përballen me vështirësi.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 930 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe këtë vit. Libia është një prej pikave më të shpeshta të nisjes, ndërsa pjesa më e madhe e emigrantëve tentojnë të arrijnë në brigjet italiane, rreth 300 kilometra larg.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg