Anijet kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Anijet kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Anije Kineze

Anijet e rojës bregdetare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale japoneze rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, raportuan forcat japoneze të sigurisë bregdetare.

Sipas shtabit të rojës bregdetare japoneze të zonës së 11-të në rrethin Naha të provincës Okinawa, dy anije të rojës bregdetare kineze kanë shkelur ujërat territoriale kombëtare japoneze.

Anijet që lundronin në zonën që bën pjesë në ujërat territoriale japoneze u përpoqën të afroheshin drejt anijeve japoneze të peshkimit rreth ishullit Minamikojima në orën 02:40 me kohën lokale.

U raportua se njësitë e rojës bregdetare japoneze, të cilët kanë paralajmëruar anijet kineze të largoheshin nga rajoni, kanë garantuar sigurinë e anijeve të peshkimit.

Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur "Senkaku" nga Japonia dhe "Diaoyu" nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.

Ishujt, të cilët janë në pronësi të Japonisë, por pretendohen nga Kina, dhe në të cilat nuk jeton askush, prej kohësh kanë shkaktuar debate mbi sovranitetin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, 5 në kërkim

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, 5 në kërkim