Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e vendit tonë, Ambasada e SHBA: Trajnimi tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave

Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e vendit tonë, Ambasada e SHBA: Trajnimi tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave

Foto nga anijet shqiptare dhe amerikane

Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey bëjnë manovra në brigjet e Shiqpërisë.

Fotoja është bërë publike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga Ambasada e SHBA në Tiranë, duke shkruan se të gjitha procedurat dhe manovrat janë kryer në përputhje me standardet e NATO-s.

Sipas ambasadës, ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave, asaj shqiptare dhe amerikane.

"Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, siç shkruhet edhe në fund të postimit.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut