Zonjë, ke një lloj eksitimi të çuditshëm, të frikshëm dhe totalisht antiligjor për përshkrimin e jetës së të pandehurve që paraburgosen/burgosen.
Nuk ndodh në asnjë vend të botës lejimi i përshkrimit të çdo orë, ditë, ngjarje të jetës së të pandehurit. Nëse kjo do kish ndodhur (larg qoftë) me familjar tim, të jesh e bindur se, në bazë të Kodit për të Drejtat e të Pandehurit në Paraburgim, të nesërmen nga studio do ishe ti pas hekurave.
Çuditem me të gjithë ata që aderojnë në fushën e Drejtësisë si nuk ju kanë vënë përpara përgjegjësisë penale?

Flet në orët që i pandehuri nuk të kundërshton dot se i është mbyllur komunikimi.
Si ndjesi njeriu më duket çmënduri të flisnin për mua, mbyllej televizori në qeli, dhe tjetra të ligjëronte për mua!!
Qëllimi i Drejtësisë znj. nuk është të thotë përralla me mbret nga jeta e të pandehurve.
Është impenjimi me Ligjin -mjet për zbardhjen e së vërtetës kushdo qoftë ajo. Nëse për njerëzit e paraburgosur/ burgosur Nuk do kishte Ligje mbrojtëse si përgjegjësia për mbrojtjen e jetës ndaj ka guardianë, mjekë, mbrojtja nga helmimet ndaj ka ushqime të super kontrolluara si dhe kritere për ata që gatuajnë, mjekimi me medikamente etj. do i linim në një sallë të gjithë bashkë e ata do haeshin jo si njerëz!!
Paraburgim/ Burgim janë metoda të izolimit nga jeta e individit dhe nivelit ekonomik të tij/saj që, të pendohet e të rikthehet në shoqëri me synime vetëm pozitive. Burgu është institucion frenimi nga e keqja dhe jo mure çmendine.
Merr lexo për të Drejtat e të Burgosurve (edhe të Paraburgosurve) dhe respekto ato Ligjet që vetë shoqëritë e lira e demokratike i kanë fituar me gjak e sakrifica sepse diktatura të zhdukte pa Zë.
Si Femër që je, ky fiksim të merresh natë-ditë me njerëz që humbën trenin e jetës sepse ajo përvojë prangash shkatërron shumë plane jete, është i frikshëm!!
Ata kanë lënë pas fëmijë që për faj prindi u gjendën nga një minutë në tjetrën në një botë të zezë psilologjike, u ndrroi jeta. Detyrë e shoqërisë është kujdesi që ata fëmijë të mos cënohen nga opioni publik. Është çnjerëzore t'u flasësh për babain pas prangave natë e ditë publikisht! Ku ta fusë kokën fëmija kur shkon në shkollë etj.? Po prindi që për Ta fëmija është i shtrenjtë edhe fajtor qoftë?
Satistikisht, në 6 muajt e parë të paraburgimit të një personi, njëri prej tyre ndërron jetë nga dhimbja, nëna shpesh duron ndërsa babai •jo. Kë parë të dënuar të qajë me dënesë vdekjen e Babait që ai "i'a shkaktoi" dhe nuk i shkoi as në varrim?
Femra ka lindur të jetë Pranverë e jetës, të mbarset, të shërojë shpirtra, të kujdeset për të gjithë dhe jo të jetë pus i thellë i zi me ndjesi të çuditshme!
Kujdesu për veten znj. se ne që aderojmë në këtë fushë dekada, këto instikte për të shqyer jetë njeriu mbi Ligjin, nuk na zotërojnë. Je e detyruar të respektosh Kodin Proçedural Ligjor, betejën e palës Mbrojtëse për mbrojtjen e të akuzuarit dhe të presësh si një shoqëri e tërë fjalën vendimtare të Gjykimit nga Funksionarë shteti të aprovuar me proçeduarat përkatëse.
Mos rro me maninë të dënohen dikush direkt dhe sa më shumë!! Mos bë makiazh kur njofton arrestimin e 10të personave në një muaj!!
Ata të 10të lanë pas 50të familjarë të dëshpëruar tashmë me shtetin/shoqërinë. Është lajm i hidhnushëm.
Unë që komentova, njeri i paprivilegjuar kurrë nga shteti, vetëm çertifikatë lindje kam marrë nga Atdheu. Identiteti im partiak: t'i siguroj vetes dhe familjes time bukën e gojës me aftësitë e mija. Dua të vdes Njeri e kujtuar vetëm për notat 10 në letërsi dhe jo si shtrigë që flet për gjurmë gjaku, vrasje, hekura. Lexo Letërsinë e te Burgosurve dhe dëgjo
Zëra pa Zë! Pendimet e tyre duhen lexuar që i keqi -i lirë, të kuptojë se ç'farë e pret po morri udhën e djallit! Respekte për lexuesit!
(Marrë nga socialmedia Facebook)
a.m./SI.E./Shqiptarja.comKomente


Zj.Lala Ben mire qe jep information. Problemi eshte qe duhet te jepet ne kushtet e respektimit te ligjit te drejtes se respektimit te l'iris individu dhe jo ta shkaterrojme ate pa u deklaruar fajtor. Çdokush munt te paraburgoset me te drejten e hetimit te dyshimit nga ligji dhe jo te deklarohet ne publik se apo pse eshte arrestuar. Eshte méthode komuniste e te demaskimit qe fatkeqesish ne Shqiperi egziston akoma. Ne pozicionin e saj te informimit duhet te respektoje ligjin te cilin ajo e ka shkelur me se nje here. Per te ardhur keq se quhet profesioniste. Ne pune nje profesionist filet 1 gère por per se dyti eshte i debuar nga puna. Te mendosh se ben karrire me fatkeqesine e tjetrit eshte e tmerrshme. Te vendose veten ne lajmin qe ajo jep si do te ndjehet kur femija apo te afermit e saj te tregohen me gisht per nje gje te pa denuar por qe l'ami thashethem e ka bere te vuaj. Nuk duhet qe nje vajze te virgjer ta beni me barre kopil. Ky duhet te jeté motivi i punes tuaj per te vertete te vertetuar dhe perfunduar vertetesisht. Gjuha mish eshte por kocka thyen
PërgjigjuRespekte Zonja Anila,he”te drejtat e njeriut”fjalë e madhe akoma per vendin tonë edhe pse 35 vjet demokraci,por kot se kanë thënë,po se hoqe në kurriz tënd sia kupton hallin tjetrit,,,,,
PërgjigjuRespekte zonja Anila,he “të drejtat e njeriut” fjalë e madhe per vendin tonë akoma edhe pse 35 vjet demokraci, kot se kanë thënë po se hoqe në kurriz tënd nuk ia kupton hallin tjetrit….
PërgjigjuZnj Lala perpiqet te beje Agatha Christie.. varianti fake
PërgjigjuZnj nuk ka “ faj” KUR vet prokuroret bejne vepër penale duik i nxjerr zoret e barkut dhe jo Thjesht permbledhje te dosjeve. Znj Lala mundohet te beje Agatha Christie shqiptare me paranojen që do te ndihmoj ne zgjidhjen e dosjeve , kuptohet ne disfavor te paraburgosurve. Znj Anila keni bërë nje permbledhje te destiluar te mëkatit te Znj Lala. Well done!
PërgjigjuXcftr
PërgjigjuShkrusja nivel i lartë intelekt. Komentusit të pa anshëm eme arsye njerzore.ky shkrim nxjer ne pa se spaku po na kujton prekukorinë e partise së punës.jo prekokurine e se drejtës ( një të nënës e një tënjerkës). I mbyturi të mbytë thotë populli
PërgjigjuFjale te rralla , por per kete gazetare jane ne simbioze fytyra dhe shpirti i saj i zi.
PërgjigjuShkrimi juaj mbeshtet ate qe une kam thene gjithnje .Ne ket vend vazhdimisht keta sharltane thurin epope ndaj njerzve te krimit edh3 respektohen nga burgjite e television televizioneve shqiptare ,me shume vemedje duhet te kishte marre jeta e veshtire e perpjekjeve te çdo shqiptari ne kete vend ekonomikisht te rraskapitur
PërgjigjuNje bravo te madhe per kete shkrim te sinqert dhe cilesorkjo gazetare e do kete shuplake per te gjithe ata qe vuajne
PërgjigjuShume rrepkte per çdo germë te shkruar ZONJË E VERTET. Artikull me te saktë dhe me te sinqertë nuk kisha lexuar. Tregon nje njeri me shumë vlerë human dh3 me kuptimin e plotë te fjales NJERI. Mbarësi paç gjithemone ZONJA ANILA
PërgjigjuNuk po është njeri ngusht për të drejtat e kriminelave
PërgjigjuKjo zonja Lala nuk me duket ndonjë gazetare e zonja...kur flet tregon që ka limite,nuk ka kualitetet,duken si muhabete te parukjerja...dakord jemi të gjithë,tjua nxjerrim të palarat korrupsionit por ama edhe tja futesh kot vetëm e vetëm per tu dukur sikur ti i di të gjitha,dukesh pak serioze..
PërgjigjuShyqyr qe doli nje analiste qe ta thote nje gje te sakte e te drejte dhe cdo gje eshte shume e vertete te lumte goja dora e pena
PërgjigjuShyqyr foli dikush per kte shpellaren, qe merr kenaqesi duke krijuar ligesi. Shpresoj te flasin edhe per ato prokuroret qe “padashje” i kalojne informacion “nga burime te besueshme” ketyre gazetareve qe dalin neper telvezione dhe bejne gjygj publik si ne kohen e komunizmit ne salla kinemash.
PërgjigjuKesaj Shtrige Klodjane shikoji surratin ashtu ka shpirtin. Zoti e meshirofte kete lloj femre me thene!
PërgjigjuPse femer eshte kjo ?
Bravo.
PërgjigjuBravo ne keto rrjeshta gjejne veten shum familje. Ndoshta ate qe spo e ben dot zoti po e beni ju duke ja cjerre masken kesaj VAMPIRE!!
PërgjigjuGazetares te shkrimit i lumte pena.Znj.Anila nuk kerkon te fyej gazetaren Lala por i thote mos fyej pa shkak ata qe nuk mbrohen dot.Nga sa kam degjuar me veprimet e saj.Znj.Lala flet sikur eshte prokuror,gjyqtar,avokat e gjithecka.Te ben cudi qe asnje organ i drejtesise e organizate shoqerore nuk reagon.A do te reflektoj Znj.Lala pas ketij shkrim e atyre komenteve te shprehura?
PërgjigjuJam i kënaqur qe paskemi 100% te njëjtin mendim. Ju pershendes.
po cfare i pandehur mo aman akuzohet tjetri tjeter per tjeter nga cfare perrallis lala ne podkastet e news dhe prape duhen prova te tjera per tu faktuar deri tek pretenca e prokurorise. Lala se ka per gje te nderroje 3 here version brenda nje nate. Po deri sa kemi kete ligj penal qe deno tjetrin ende per agjitacion e propagande vetem ne te tille manipulatore do mbeshtetet hetuesia derisa te vije tek neni i famshem i te burgosurve te ndergjegjes qe nuk ecin ne rrekene e masave fanatike te pluhurosura ne sirtaret e drejtesise dhe komisioneve te kuvendit
PërgjigjuKjo eshte ne fytyrekale kriminele, dhe po te kete drejtesi te vertete, kjo duhet te hetoet.
PërgjigjuJe shumë e saktë zonjë. Jo vetëm kjo shtrigë por ka dhe të tjerë apo tjera so kjo që shkelin të drejtat e ksaj kategorije dhe drejtësia nuk merret me to.
PërgjigjuPo ca te merret drejtesia me keto fityra "engjellore" kur vete organet e drejtesise apo individe brenda ketyre strukturave i ushqejne vete me materiale te ndryshme hetimore me fjalen " nga burime kofidenciale te besueshme." Duhet te hetohen njehete keto lloj speciesh qe mos te bejne me llap llap keta mendere " anadhiste"
Anila më quajnë dhe mua,dhe jam plotësisht dakord me të gjitha ato që lexova,të lumtë dora e pena themi këtej nga Vlora
PërgjigjuCshkrim I mrekullueshem… Wow! Never seen something like that around. Well done for the brave chosen words. Excellent !
Përgjigjubravo te madhe bravo bravo respekte
PërgjigjuTe lumtë mendja dhe dora për këtë shkrim..
PërgjigjuRespekte Anila!
PërgjigjuKjo qe duket ne foto e shohim sa ne nje studjo televizive duke brockallitur per njerz qe jane ne hallin e tyre.me demek kjo qenka klodiana qe e quan veten juriste dhe gazetare investigative.ca lesh juriste mund te jete kjo qe me sa e kam degjuar nuk ka asnje argument ligjor ne ato qe thote por vetem shpirtin e saj katran.ca gazetare investigative eshte kur publikon vetem dosje penale te dhuruara nga prokurore e opgj shrlatane...
Bravo Anila Respekt per shkrimin
Rrespekt, rrespekt, rrespekt zoja Anila. Edhe une jam émigrant si ju.Kam 80 e kusur vite mbi supe.Por nuk mundem ta konceptoj se si arriti ky kombi yne te bjré kaq poshte sa qe edhe qenia me e ndjeshme,me e bukur ,me humane,barthes e jetés dhe e shpreses,e miresise dhe lumturise ne planetin Ku jetojme,te shnderrohet ne nje qenie te tille si e pershkruani ju por qe ne émigrantet e shohim pothuajse cdo nate ne ekranet e televizioneve.Dhe te tilla personazhe te shperfytyruara e te xhveshura jo vetem nga misioni i nje ferme por edhe nga cdo ndjeshmeri humane Po shohim plotcdo dite. Le te shpresojme qe shkrimi juan te sherbeje si thirrje per teflektim.