Burime nga miq të afërt tregojnë se Jennifer Aniston ka mbajtur kontakte me Brad Pitt-in ndërkohë që ka qenë e martuar me Theroux. Martesa midis Aniston dhe Theroux është shpërbërë tashmë në mënyrë dashamirëse, siç edhe vetë kanë konfirmuar publikisht.
Moderatorja Nancy O’Dell pas intervistave të kryera ka konfirmuar se Aniston dhe Pitt kanë pasur dhe kanë ende numrat e njëri tjetrit. Aniston vetë ka shprehur se ajo dhe Brat Pitt kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe pas ndarjes.
Një burim shtoi: Jennifer dhe Brad kanë mbetur miq të ngushtë pas ndarjes së tyre në vitin 2005, por kryesisht 15 muajt e fundit ajo është mbështetur dhe këshilluar nga ai.
Nancy, nga ana tjetër, këmbëngul se Jennifer dhe Brad, të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005, nuk kanë pasur kontakte të ngushta në kohën kur ajo ishte e martuar me Theroux, por shton: "Nuk mund të parashikojmë të ardhmen".
Siç vëmë re, gojët dhe interneti kanë ribashkuar sërish Aniston me Brat Pitt.
Burimi: Mirror
d.gj/ Shqiptarja.com