TIRANE- Qeveria ka nxjerrë në shitje katër objekte në pronësi të firmës piramidale VEFA sh.p.k me një vlerë rreth 111.5 milionë lekë. Objektet e nxjerra për privatizim nga Agjencia e Prokurimeve Publike janë një apartament banimi 2+1 në Vlorë, vlera për të cilin arrin në 3 milionë lekë të reja, truall në Fier me sipërfaqe 14 030 m2 dhe me një vlerë prej 98 milionë lekë të reja.