
Eksporti i drithit nga portet e Ukrainës mund të fillojë nesër, më 1 gusht. Kështu ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, cituar nga TASS. Turqia luajti një rol ndërmjetësues midis OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas derisa marrëveshja u nënshkrua pak më shumë se një javë më parë në Stamboll.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ankaraja: Anija e parë me grurë nga Ukraina mund të niset nesër! Kievi mohon sulmin në Krime










