Lufta/ Ankaraja: Anija e parë me grurë nga Ukraina mund të niset nesër! Kievi mohon sulmin në Krime

Lufta/ Ankaraja: Anija e parë me grurë nga Ukraina mund të niset nesër! Kievi mohon sulmin në Krime

Foto ilustruese

157 ditë lufte në Ukrainë. Gjatë orëve të fundit, forcat ruse kanë kryer një sërë sulmesh në Ukrainë përgjatë të gjitha fronteve të konfliktit. 

Kievi duket se po reziston. Bombardime sporadike nga trupat e Moskës raportohen edhe në rajonet Sumy dhe Chernihiv. Në Donbass, frontet më aktive mbeten ato të Izyum, me njësitë ruse që përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës.

Zelensky ka kërkuar, veçanërisht nga SHBA që të njohë Rusinë formalisht si një shtet terrorist.

‘Njohja formale e Rusisë si një shtet terrorist, veçanërisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA, është i nevojshëm jo vetëm si një gjest politik, por si një mbrojtje konkrete e botës së lirë". Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

‘Vendimi automatikisht do ta vështirësojë ekzistencën e shtetit terrorist dhe automatikisht do të ndërpresë lidhjet e ndryshme politike dhe biznesit që Rusia mund të mbajë ndryshe. Dhe e gjithë kjo do të ndodhë njëqind për qind”, tha presidenti. 

Eksporti i drithit nga portet e Ukrainës mund të fillojë nesër, më 1 gusht. Kështu ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.  Turqia luajti një rol ndërmjetësues midis OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas derisa marrëveshja u nënshkrua pak më shumë se një javë më parë në Stamboll.

Flota ruse në Detin e Zi në Sevastopol të Krimesë, u sulmua nga një dron komandues, duke lënë të plagosur 5 persona. Por Kievi e ka mohuar një sulm të tillë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Rusia i konsideron NATO-n dhe SHBA-në si kërcënimet kryesore

1658385665_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

Dekreti, që u nënshkrua më 31 korrik në Ditën e Marinës, hyn në fuqi menjëherë.

Në doktrinë përmenden aktivitetet dhe rritja e mundshme e aleancës ushtarake të NATO-s, dëshira e pretenduar e SHBA-së për të dominuar detet dhe supozimet se dëshiron të ketë pretendime mbi territorin e Rusisë. Në doktrinë po ashtu përmenden si kërcënim për sigurinë e Rusisë një sërë shtetesh të huaja.

Po ashtu thuhet se Moska synon të rrisë potencialin e flotës detare. Në doktrinë po ashtu theksohet rëndësia strategjike e përpjekjeve të fundit ruse për të zhvilluar Rrugën Veriore Detare, të gjatë 5.600 kilometra, që do të lejonte anijet me dërgesa dhe anijet e tjera të mëdha të udhëtojnë përgjatë bregut të Artikut të Rusisë në Ngushticën e Beringut.

Duke folur në shënimin e Ditës së Marinës, Putin tha se kjo doktrinë thotë se Arktiku, Deti i Zi, ai i Okhotskit dhe Beringut, si dhe ngushticat e Baltikut dhe Kurilit, janë zona me interes kombëtar.

Ai tha se aftësia e marinës ruse për t’iu përgjigjur kërcënimeve menjëherë është kyçe në mbrojtjen e sovranitetit dhe lirive në Rusi. Putin shtoi se forcat detare, tokësore, ajrore dhe nëndetëset janë në gatishmëri të lartë dhe “vazhdimisht po përmirësohen”.

Presidenti rus premtoi se do të ketë ndërtim në shkallë të gjerë të anijeve dhe do të investohet në programet për kërkime shkencore detare. Doktrina detare ruse fillimisht ishte miratuar më 2001. Ky dokument u përditësua në verën e vitit 2015, pas aneksimit të paligjshëm rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë./REL

Ora 16:05
Zelensky e njohu Rusinë si terroriste për mbrojtjen e botës së lirë

1658004221_warinucraine.jpg

Njohja formale e Rusisë si një shtet terrorist, veçanërisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është i nevojshëm jo vetëm si një gjest politik, por si një mbrojtje konkrete e botës së lirë. Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes, siç raporton agjencia e lajmeve Ukrinform. "Vendimi do ta bëjë automatikisht të vështirë ekzistencën e shtetit terrorist dhe automatikisht do të ndërpresë lidhjet e ndryshme politike dhe biznesore që Rusia mund të mbajë ndryshe. Dhe e gjithë kjo do të ndodhë qind për qind," tha presidenti. "Kjo do të duhet të bëhet, është vetëm çështje kohe dhe si të merret ky vendim. Dhe sa më shpejt të ndodhë, falë Zotit Rusia do të ketë kohë për të bërë", shtoi ai.

Ora 14:23
Sulm me dron komandues flotës ruse në Krime! Kievi e mohon

Një dron i armatosur sulmoi selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopol, Krime, duke plagosur të paktën pesë persona, sipas guvernatorit të gadishullit ukrainas të aneksuar nga Moska në 2014, Mikhail Razvoziaiev. 

“Këtë mëngjes nacionalistët ukrainas kanë vendosur të prishin ditën e flotës ruse”, e cila festohet sot në Rusi, shkroi guvernatori në Telegram. Pesë të plagosurit, tha ai, janë të gjithë punonjës të Marinës.

Por Kievi ka mohuar sulmin. Sulmi ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, "është një provokim i hapur nga Rusia", një "gënjeshtër e armikut". Kështu tha guvernatori i administratës ushtarake rajonale të Odesës, ukrainasi Serghei Bratchuk, duke paralajmëruar se "çlirimi i Krimesë tonë nga pushtuesit do të bëhet në një mënyrë tjetër dhe shumë më efektive". 

Ora 14:20
Ankaraja: Anija e parë me grurë nga Ukraina mund të niset nesër

1653211058_F0AFBEE4538145B8B84F1FEA84AE54E5.jpeg

Eksporti i drithit nga portet e Ukrainës mund të fillojë nesër, më 1 gusht. Kështu ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, cituar nga TASS. Turqia luajti një rol ndërmjetësues midis OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas derisa marrëveshja u nënshkrua pak më shumë se një javë më parë në Stamboll.

Ora 08:57
Zelensky urdhëron civilët të evakuohen nga rajoni i Donetskut

1656697215_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka thënë të gjithë civilëve që ende jetojnë në pjesë të rajonit lindor të Donetskut nën kontrollin ukrainas të evakuohen.

Sipas mediave të huaja, duke folur gjatë një fjalimi natën vonë nga Kievi, Zelensky paralajmëroi për një intensifikimin të luftimeve.

“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë”, tha ai.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 31/07/2022 19:54

    Ky ropshi si legen i Amerikes po shkaterron gjithe ekonomine boterore dhe vecanerishr po e paguanne vendet e varfra do zoti e zhdukin nje ore e me pare kete legen qe gjoja lufton per lirine e vendit por ne fakt perdoret per interesat e Amerikes

    Përgjigju
    • Lushka: 01/08/2022 13:33

      Ky eshte NJ egoist per ego apo per ku di gje un nga e mori gjithe kete kurajo e coj popullin ne masakrim! Duhet futur burg perjete per genocide ndaj popullit te tij e para pastaj te gjitha cka bere!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë