ANKARA - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu diskutoi me zëvendëskryeministrin grek, njëkohësisht ministrin e Jashtëm të vendit ballkanik, Evangjelos Venizelos, i cili ndodhet në Ankara për takime zyrtare, për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë një konference shtypi, lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare të naftës, Çavushoglu deklaroi se "në Mesdheun Lindor asnjë kufizim nuk është i vlefshëm në mungesë të Turqisë dhe kjo vetëm rrit tensionin në rajon".
"Takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, që do të zhvillohet më 5-6 dhjetor në Athinë është një tregues konkret që të dy vendet kanë një vullnet për zhvillimin e marrëdhënieve dhe ky takim do të jetë për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat", deklaroi ministri i Jashtëm turk.
Ai theksoi se kapaciteti i tregtisë mes dy vendeve në vitin 2013 kishte arritur në 5,7 miliardë dollarë dhe se investimet e kompanive turke në Greqi arrijnë në 6,7 miliardë dollarë, me synimin për rritje deri në 10 miliardë dollarë.
"Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm mes Turqisë dhe Greqisë tha këtë vit parashikojmë që nga Turqia në Greqi të shkojnë një milion turistë, gjithashtu parashikojmë që edhe nga Greqia në Turqi të vijnë rreth 700 mijë turistë. Kjo na bën të lumtur", theksoi Çavushoglu./ ATSh/
/Shqiptarja.com