Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj.

Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.

Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, ushtarak, është arrestuar nga policia. Po ashtu edhe arma është sekuestruar si provë materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në vrasjen e dyfishtë.

Njoftimi i policisë

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë