Ankara. Nga aleat në armik, AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davotuglu

Ankara. Nga aleat në armik, AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davotuglu

Qëndrimi kritik ndaj kreut të shtetit turk mund të ketë pasoja: sipas mediave, partia AKP e Rexhep Taip Erdoganit po punon që ta përjashtojë nga partia ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu. Kjo u vendos në kryesinë e partisë, nën drejtimin e Erdoganit të hënën, raporton gazeta "Hürriyet".

Kohët e fundit Davutoglu është shprehur në mënyrë gjithnjë e më kritike për AKP-në nën Erdoganin. Ai e ka kritikuar partinë se po largohet gjithnjë e më shumë nga parimet e saj bazë. Ndër të tjera, ai kritikoi vendimin e Erdoganit, për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja i humbi zgjedhjet.

Në përsëritjen e imponuar të zgjedhjeve në qershor, kandidati i AKP-së u mund përsëri nga kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu. Davutoglu kritikoi gjithashtu shkarkimin e disa kryetarëve prokurdë të bashkive në Turqinë lindore. Erdogani ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të tolerojë "tradhëtarë" në parti. Si të tillë, ai tani duket se shikon ish-bashkëluftëtarin e tij.

Turqi ka kohë që spekulohet se Davutoglu dëshiron të krijojë një parti të re. Kohët e fundit, sipas mediave turke, planet janë bërë më konkrete. Edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dhe ish-Presidenti Abdullah Gyl thuhet se kanë plane për të themeluar partitë e tyre.

Përkrahës dhe kritik

Sidomos në vitin 2016, në postin e shefit të AKP-së dhe të kryeministrit, Davutoglu u përpoq të vendoste thekse të tijat politike. Ndër të tjera, ai kundërshtoi ndryshimin e kushtetutës nga Erdogani, për të ngritur sistemin presidencial. Udhëheqja e AKP-së i kufizoi pas kësaj kompetencat e kryeministrit të atëhershëm. Pak pas kësaj, Davutoglu dha dorëheqjen.

Ish-kryeministri e ka ndikuar për vite më radhë politikën e Turqisë. Qasja e tij neo-osmane është edhe sot në themel të politikës së jashtme të Turqisë. Në vija të përgjithshme, kjo qasje synon lidhjen e vendeve islamike dhe epërsinë e Turqisë. Davutoglu gjithashtu e mbështeti dhe e zbatoi për vite më radhë dobësimin e demokracisë nga Erdogani.

Në mosmarrëveshje me Erdoganin, nga AKP janë larguar edhe ish-anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë, përfshirë ish-Presidentin Gül dhe ish-zëvendëskryeministrin Babacan. Të dy kanë qenë anëtarë themelues të AKP-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen