Turqia ndan dhimbjet e fëmijëve dhe nipërve të armenëve, deklaroi sot zyra e kryeministrit me rastin e 100-vjetorit të fillimit të gjenocidit nën perandorinë osmane që Ankaraja e hedh poshtë në mënyrë kategorike.
"Duke shprehur ngushëllimet për pasadhësit e viktimave të kësaj drame të ndodhur në vitet 1915 dhe 1917, zyra e Ahmet Davutoglusë theksoi se Turqia dhe Armenia duhet të shërojnë plagët e këtij shekulli dhe të rivendosin marrëdhëniet njerëzore", sipas një komunikate.
Turqia hedh poshtë kategorikisht termin "gjenocid", të njohur nga disa vende dhe dënon të gjithë ata që e përdorin./
/atsh/