Personeli diplomatik i konsulatës turke në Mosul në Irak, 49 persona gjithsej, që mbahen peng që prej qershorit nga xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI), do të lirohen së shpejti, njoftoi sot ministri turk i Mbrojtjes, Ismet Yilmaz.
"Ne vazhdojmë kontaktet me të gjitha palët në Irak. Ata mund të rikthehen nesër ose të hënën", tha ministri, i cituar nga agjencia për shtyp "Dogan".
Është hera e parë që prej disa javësh që një përgjegjës turk shprehet mbi fatin e pengjeve turk, që mbahen që prej 11 qershorit në Irak.
Gjatë një ofensive të vetëtishme në qershor, luftëtarët e SHI-së sulmuan përfaqësinë turke dhe morrën peng diplomatët e konsulatës së përgjithshme dhe familjet e tyre, që ndoheshin aty.
Xhihadistët liruan më 3 korrik 32 shoferë turq që kishin marrë peng gjatë ofensivës së tyre por vazhdojnë të mbajnë diplomatët.
Ankaraja këshilloi shtetasit e saj, javët e fundit, të largohen nga Iraku, me përjashtim të zonës kurde, për arsye sigurie./ATSH/
/Shqiptarja.com