TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës nisur nga shqetësimet e paraqitura në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager.
Përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane, shoferët e dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.