Autoriteti i Mbikëqyrjes së Mbrojtjes së të dhënave në Francë ka gjobitur me 56 milionë dollarë gjigandin ‘Google’ pas ankesave në lidhje me praktikat e paligjshme të kompanisë në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.
Rreth 10,000 vetë nënshkruan peticionin fillestar për të nisur një hetim pastaj numri i firmave u rrit kur shumë persona konstatuan se privatësia e tyre ishte cënuar.
Hetimi u bë për dy shkelje në Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të BE-së, e cila u miratua në vitin 2016.

Komente

