TIRANË- Policia e Shtetit shqiptar është më pak e politizuar se shtete si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Holanda! Është ky rezultati i anketimit të qeverisë suedeze mbi imazhin e Policisë së Shtetit te publiku, prezantuar sot nga ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Një fakt i tillë, për ministrin është një tregues shumë i qartë për të gjithë ata që e quajnë "polici politike", aq më tepër gjatë ditëve të fundit, pas vrasjes së të riut Klodjan Rasha nga efektivi i policisë.

“Kjo është shumë interesante, është një pyetje që iu jep përgjigje të gjithë atyre që nuk lënë vend pa shpifur, që Policia e Shtetit është bërë polici politike. Dhe është një përgjigje e drejtpërdrejtë, ku me kënaqësi e shohim që Shqipëria prapë është në një trajektore shumë pozitive, krahasuar me vendet e tjera. Shikoni ku kemi qenë në 2013, krahasuar me vendet europiane! Shiko ku është Shqipëria sot, në 2020, krahasuar me mesataren e vendeve europiane. Kemi lënë mbrapa madje edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Spanja apo Franca për sa i përket perceptimit se sa e politizuar është Policia e Shtetit. Më vjen shumë mirë që publiku nuk është ndikuar në masë nga balta që i bëhet nga politika e mbrapshtë dhe nga gjithë sulmet e padrejta që pëson Policia e Shtetit”, u shpreh ministri Çuçi

Disa nga rezultatet e këtij anketimi, i realizuar në muajt tetor-nëntor të këtij viti, thuhet se qytetarët ndihen më të sigurt krahasuar me 2013. Më konkretisht, 80% e të intervistuarve deklarojnë se ndihen të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar, ndërkohë, 58% mendojnë se Policia i trajton më me respekt, teksa 54% mendojnë se policia do të pranonte ryshfet nga 74% që kanë qenë në 2013.

“66% e publikut mendon se Policia e Shteti po bën një punë të mirë krahasuar kjo me 36% në vitin 2013. Shikoni se çfarë ndryshimi drastik! Gati dyfish ka pësuar perceptimi që policia bën mirë punën e vet, krahasuar me 2013-ën. 66% e publikut mendon se Policia e Shteti po bën një punë të mirë krahasuar kjo me 36% në vitin 2013. Shikoni se çfarë ndryshimi drastik! Gati dyfish ka pësuar perceptimi që policia bën mirë punën e vet, krahasuar me 2013-ën. 80% e të intervistuarve deklarojnë se ndihen të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar Të pyetur lidhur me trajtimin me respekt nga ana e Policisë së Shtetit, sot jemi në nivelin 58%, vetëm 5% larg mesatares së Bashkimit Europian që është në nivelet 63%. Ndërkohë në vitin 2013 ishim pas Ukrainës, ku vetëm 20% e të anketuarve deklaronin se trajtoheshin shpesh me dinjitet nga Policia e Shtetit", prezantoi Çuçi.

 I pranishëm, ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai tha se vitet 2018-2020 kanë qenë vite të mbushur me sfidë, por që janë superuar me sukses nga Policia e Shtetit.

"Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida", përfundoi Veliu. 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Veliu: 2020 vit me sfida për Policinë e Shtetit! I kemi përballuar me sukses sfidat (VIDEO)

 Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur për herë të parë në publik pas vrasjes së Klodian Rashës. Veliu duke u ndalur te rezultatet e anketimeve, tha se 2020 ka qenë një vit më sfida, që Policia e Shtetit i ka superuar me sukses.

“Policia e shtetit i ka kushtuar rëndësi policimit në komunitet. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë. Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese. Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm. Rezultatet janë më pozitive se në 2018 për shpjegimin e vendimeve që policia merr” .

Ora 16:19
Kuko prezanton strategjinë e Policisë: Jo më qytetarë në Komisariate për probleme të vogla! Shtim të orëve policore në shkolla (VIDEO)

Zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka prezantuar strategjinë e Policisë së Shtetit, ku është ndalur në tre pika kryesore. Së pari, hapja e një zyre pranë njësive administrative të Bashkive me qëllim që qytetarët të mos drejtohen menjëherë në Komisariat. Së dyti krijimi i një tryezë të përbashkët me qëllim parandalimin e krimeve dhe shtim i orëve të policisë në shkolla.

"Do të kenë një zyrë pranë njësive administrative të Bashkive, duam që shërbimin policor mos ta kalojmë te Komisariati por te njësia administrative dhe mund të luaj rol sa i përket pjesës sociale të zgjidhjes së problemit. Bashkitë kanë shprehur vullnetin për të na vënë në dispozicion këto ambiente.

Një tryezë shumë e rëndësishme , Këshilli Vendor i sigurisë Publike, do bashkëdrejtoreht nga kryetari i Bashkisë dhe i Policisë së Qarku, do jenë drejtoritë arsimore, shërbimet sociale, Prokurorët, shoqërinë civile dhe pse jo të ftuar dhe prindër dhe në këto tryeza që do të jenë të përmuajshme do diskutohet klima e kriminalitetit me qëllim parandalimin e komunitetit, që ne ta zgjidhja e problemit para se të shkojnë në zyrat e Bashkisë.

Orët e policisë së Shkolla. Adoleshentët janë thelbësor në punën e komunitetit. Kështu që do të shtojmë orët e trajnimit dhe të përfshirjes së policisë në shkolla. Cdo qark ka specifikën e vet të kriminalitet dhe ne nëpërmjet zonave policore do të arrijmë që të kemi një fotografi të pastër dhe të qartë të risqeve që i kanosen atij komuniteti. Këto janë komponentët kryesor të strategjisë, ku policia u shërben qytetarëve, por është në dijeni të problemeve që ka. Po ndërtojmë dhe sisteme që të ndihmojnë komunitetin që të kenë akses dhe pjesëmarrje të qytetarëve", tha Kuko.