Ankimi i PD në KAS që t’i vendoset emri i Metës në koalicionin me Berishën, juristi për Report Tv: Rasti unik në praktikën e KQZ, ka hapësirë për ndryshim 

Nisur nga ankimimi që Partia Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj  ka bërë për vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, juristi Redi Ramaj shprehet se ka Kodi Zgjedhor lë hapësira për interpretim. 

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, të gazetarit Nertil Agalliu në Report Tv juristi dhe avokati Redi Ramaj, e cilësoi unik rastin e Partisë Demokratike, kjo për faktin se e gjithë situata që është krijuar ka bërë që pjesa më e madhe të mos kandidojë nën emrin dhe logon e partisë por e ndarë në koalicion edhe në kandidim me parti të tjera parlamentare, siç është rasti i grupit të Berishës me Partinë  e Lirisë.

Gjithashtu ai theksoi se kjo praktikë e KQZ nuk ka precedent më parë. 

“Rasti është specifik për vetë faktin se në praktikën e KQZ së kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, pasi rregulli i përgjithshëm në çdo zgjedhje është që në fletë të vendoset emri i kryetarit të partisë ose i partisë më të madhe dhe rrjedhimisht edhe në fletën e votimeve të këtyre zgjedhjeve duhet të ishte emri i kryetarit të partisë Bashkë Fitojmë”, tha ai. 

E teksa foli për vendimin Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili e ka lënë në zgjedhjen e lirë të partive nëse duan të dalin me emrin  e kryetarit në fletën  e voitimit Ramaj tha se interpretimi i Celibashit por duhet bërë një interpretim më i zgjedhuar, nëse do të vendoset që koalicioni Berisha Meta të figurojë pa emrin e kryetarit në fletën e votimit. 

“Rregull i përgjithshëm në zgjedhjet e mëparshme dhe në çdo zgjedhje është transparenca e të dhënave të partisë në fletën e votimit, e cila bëhet për të qenë në rregull me zgjedhësit, që çdo njeri të identifikojë më lehtë partinë e tij, pra është e drejtë e zgjedhësve”, u shpreh në Report Tv avokati 

Më tej ai shtoi se përfaqësuesit e partisë së Alibeajt kërkojnë që PD të identifikohet me inicialet, logon dhe emrin e PD së sepse duan të maksimizojnë votat, pra e bëjnë në interesin e tyre politik.

Sa i përket vendimit avokati tha se ka mundësi për ndryshim, pra të shtohet emri i kryetarit të bashkë fitojmë ose do hiqen të gjithë emrat e kryetarëve të tjerë

 

 

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb