Ankimimi i koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në Elbasan, KAS: Do rinumërohen 3 prej qendrave të votimit

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca për ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë sa i takon rinumërimit të votave për kryetar bashkie në Elbasan.

Seanca nisi me diskutime mes përfaqësuesve të Bashkë Fitojmë dhe të PS-së. Në përfundim të seancës u vendos rinumërimi i votave në 3 qendra votimi. Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KAS në orën 11:00 të ditës së hënë.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ parashtruan pretendimet që sipas tyre janë shkelje të regjistruara gjatë procesit të votimit elektronik. Sipas pretendimit të tyre ka një mospërputhje të votave të kandidatëve për kryetarë bashkie në total dhe atyre të këshilltarëve bashkiakë në total.

“Po të mbledhim votat për kryetar bashkie të dy kandidatëve plus votat e pavlefshme në total janë 65.612 sipas listës që ka paraqitur KQZ në listën përmbledhëse dhe përfundimtare ku është shpallur fitues kandidati i PS. Nëse mbledhim të gjithë votat e partive për këshillin bashkiak ka një numër prej 65.713. Pra ka një mos përputhje të numrit të votave dhe na lind dyshimi i arsyeshëm që në këto pajisje ka problematika”- u shprehën përfaqësuesit e koalicionit Berisha-Meta.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS tha se diferenca e fitores në rezultatin për kryetar bashkie në Elbasan, është mbi 8 mijë vota, gjë që sipas tij nuk lë vend për ankimim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Koalicioni Berisha-Meta kërkoi rinumërim të votave në Elbasan, KAS: Do rinumërohen vetëm në 3 QV

 

KAS ka vendosur rinumërimin e votave për kryebashkiak në Elbasan vetëm në 3 prej QV-ve ku raportohet të ketë patur shkelje gjatë procesit të votimit. 

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë