Ankimoi vendimin e KPK, KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena

Ankimoi vendimin e KPK, KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena

Prokurori Shkëlzen Cena

KPA ka hedhur poshtë ankimimin e prokurorit Shkëlzen Cena, kundër KPK pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra pasi i gjeti probleme në të treja kriteret e vlerësimit.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin e Cenës.

Cena i cili ishte i pari prej kandidatëve për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) që do të ngrihet në prokurori, u cilësua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit.

Shkëlzen Cena, aktualisht prokuror në Dibër, kishte sipas KPK probleme të pasurisë, kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës