Ankimoi vendimin për shkarkimin nga detyra, KPA cakton trupën gjykuese për çështjen e Luan Kaloçit

Ankimoi vendimin për shkarkimin nga detyra, KPA cakton trupën gjykuese për çështjen e Luan Kaloçit

Prokurori Luan Kaloçi

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka bërë publike ditën e sotme trupën gjykuese që do trajtojë ankimin e prokuronit Luan Kaloçi, pas shkarkimit nga detyra nga KPK. Trupi gjykues për çështjen e Kaloçit u caktua me short.

Ndërsa kryesuese e trupës është caktuar Rezarta Schuetz, relatore e ankimimit të Kaloçit për KPK, Natasha Mulaj. Kujtojmë se Luan Kaloçi, prokuror në Apelin e Tiranës u shkarkua nga detyra pak kohë më parë, pasi u konstatuan probleme me pasurinë.

Njoftimi i KPA:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 11/2018, datë 03.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33 datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Luan Kaloçi.

Sot, në datën 06.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja