'Konkurrenca' ankohet për staf! Braçe 'kryqëzon' Denar Bibën: Je kot në detyrë! Do makina të shtrenjta të gjesh monopolin në tregjet abuzivë?!

Mes debateve të forta u zhvillua raporti i Denar Bibës mbi veprimtarinë vjetore të Autoritetetit të Konkurrencës për vitin 2023, i cili mbajti fjalë pas mesnate në seancën maratonë të Kuvendit e cila zgjati 17 orë.

Lejimi i përqendrimeve të shërbimeve në duart e pak kompanive, sipas deputetëve të opozitës dhe mazhorancës po krijon hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve. Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të raportit nga Denar Biba, deputeti socialist Erion Braçe me tone të larta kërkoi prova se ku është bazuar ky institucion që ka pushuar monitorimin e kompanive të tregut të plehrave kimike.

Sipas deputetit këto kompani nuk presin kupon tatimor, si dhe abuzojnë me çmimet edhe pse çmimi i dapit, nitratit dhe uresë ka rënë në tregjet e huaja.

“Një autoritet që miraton shumicën e kërkesave për përqendrime, bën përshtypje kjo gjë. Keni mbyllur monitorimin e tregut të plehrave kimike pas një viti. Më bën habi që konfirmoni se në këtë treg ka vetëm dy kompani deri në 3. Kësaj radhe keni konfirmuar që çmimet e këtyre produkteve janë të ndryshme. Po si e provuat, pasi këta operojnë në të gjithë vendin dhe nuk presin një kupon tatimor. Nëse ju dilni sot dhe më tregoni një bujk që të ketë marrë një kupon tatimor që të certifikojë çmimin e një thesi me dap, me ure apo nitrat unë ua pranoj këtë që keni shkruar. Edhe pse ka filluar furnizimi në normalitet çmimi nuk ndryshon pasi dy kompani që ja dalin në gjykatë të fitojnë mbi ju dhe mbi të gjithë ne këtu, dhe mbi fermerët, arrijnë të fitojnë përsëri dhe marrin këtë nga ju”, tha Braçe.

Ndërkohë deputetja e PD, Jorida Tabaku iu drejtua kreut të Autoritetit Denar Biba, me pyetjen se a ka një monitorim apo hetim të tregut të telefonisë celulare.

Kësaj pyetje Biba ju përgjigj duke thënë se në tregje mund të bëhen abuzime, por ata nuk kanë staf dhe mjete transporti për t’i hetuar të gjithë sektorët.

“Ne nuk mund t’i hetojmë të gjitha tregjet sepse nuk kemi staf, ndaj ne i hetojmë në mënyrë selektive dhe bëjmë fillimisht hetime, vetëm kur kemi indicie ne vijojmë hetojmë. Kemi kërkuar nga kompanitë e telefonisë informacione për tarifat për kontratat me ose pa parapagesë, nuk na janë vënë në dispozicion. Ne nuk i dimë kostot ja kemi kërkuar AKEP, por nuk i kemi akoma. Ne nuk na është vënë në dispozicion ndonjë analizë si është dalë në atë faturë që ka një paketë e telefonisë”, tha Biba.

Këtij qëndrimi të autoritetit të Konkurrencës i është përgjigjur ashpër dhe me ironi Braçe duke thënë se institucioni nuk po ‘kap’ kartelet se nuk ka makinë të shtrenjtë dhe të shpejtë.

“Ku e keni vënë në rezolutë që autoriteti nuk ka zyra, që nuk ka makina. Si ka mundësi që të gjitha ato makina që sekuestroni, lihet puna e autoritetit pa u kryer dhe mos të vihen në dispozicion. Nga ato makinat që i merrni atyre modeleve që janë dhe të bukura që janë të shtrenjta dhe të shpejta se kartelet kapen shpejt e shpejt. Është kapur duopoli në telefoninë celulare thonë këta pa makinë është kapur pa makinë, me një akt heroik, dhe duhet ta vini në rezolutë”, tha Braçe.

I pakënaqur nga puna e Autoritetit të konkurrencës përgjatë vitit të kaluar, Braçe shkoi edhe më tej, duke thënë se është e tepërt që Biba dhe bordi drejtues të qëndrojnë në këto pozicione.

“Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje”, theksoi Braçe në fjalën e tij në Kuvend.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozeta: 20/07/2024 09:34

    Ç'faj ka Denar Biba se ju e bete nga kryetar komisioni per zgjedhjet ne kryetar tjeter? Ne Shqiperi po te jesh politikan i di te gjitha dhe i ben te gjitha, por po te jesh pa parti ska rendesi fare se çfare profesioni di te besh se i ben Biba punet. Pika juve

    Përgjigju
  • Zakarel: 20/07/2024 01:18

    Kujdes mos te dale makina e kunatit tend

    Përgjigju
  • Cicerone: 19/07/2024 20:17

    Keta ngrene zerin vetem kur duan makina e sallyanete se detyren e e kane qoke, ky bashke me shoqet e veta.

    Përgjigju
  • Nuk funksionon: 19/07/2024 20:04

    SHKARKOJENI ATE PLEHRE BASHKE ME GJITHE STAFIN DERI TE ROJA SE JAN KOT, PAGUHEN ME TAKSA QE TE RRINE SI PARAZITE, NUK DIJNE CMIMET E TELEFONISE CELULARE APO NAFTES APO TJERAVE, ROPT KU TI KEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës