Anija me mbetje të dyshuara të rrezikshme ankorohet në Portin e Durrësit, nis shkarkimi i kontejnerëve! Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)

DURRËS- Mbërriti mëngjesin e sotëm (8 nëntor 2024) në portin e Durrësit anija me mbetje te dyshuara të dëmshme.

Anija me 102 kontejnerë është ankoruar port, ndërkohë ka filluar shkarkimi i tyre për tu zhvendosur në drejtim të Porto Romanos ku dhe është përgatitur vendi për sistemimin e tyre. Bëhet fjalë për një territor në menaxhimin e Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Senuestruara dhe Konfiskuara, raporton gazetari i Report Tv.

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin dhe mbajtjen e 102 kontejnerëve të anijes “Moliva” në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara, të ruajtura mirë dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, teksa po kryhen paralelisht hetime dhe analiza.

Anija mbërriti mëngjesin e 28 tetorit 2024, në radën e jashtme të portit detar të Durrësit. "Moliva XA 443 A" transporton kontejnerët që kanë sjellë mbrapsht 2100 tonë me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:39
Anija u ankorua në portin e Durrësit, fillon shkarkimi i 102 kontejnerëve me mbetjet e dyshuara të rrezikshme

Në portin e Durrësit ka filluar shkarkimi i kontejnerëve me mbetjet e dyshuara të rrezikshme

Ky është një proces që do të zgjasë disa orë bëjnë me dije burime për Report Tv  nga terminali i kontejnerëve.

Gjithçka regjistrohet në proces verbal, që nga gjendja e tyre e jashtme deri te plumçosja sipas urdhërit të sekuestrimit të prokurorisë së Durrësit.

Ora 07:35
Report Tv sjell pamjet me dron, ja anija me mbetjet e dyshuara të rrezikshme në Portin e Durrësit

Report Tv sjell pamjet me dron nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit, e cila dyshohet se ka mbetje të rrezikshme.

Në pamjet me dron dallohen edhe 102 konteinerët mbi anije.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoca: 08/11/2024 07:13

    Cojani mor kai karroc nshpi inxhinjerave qe thonin sjan asgjo.

    Përgjigju
    • Partia: 08/11/2024 08:43

      T'ia cojne Ballukut e ti shpërndajë per Tirone, pak ajer te pastër.

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho publikon 28 'luftëtarët', rikthim për Gjimshitin dhe Baren! Kumbulla dhe Manaj pjesë e listës, jashtë Broja

Sylvinho publikon 28 'luftëtarët', rikthim për Gjimshitin dhe Baren! Kumbulla dhe Manaj pjesë e listës, jashtë Broja