Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)

Durrës-  Mbërriti sot në mëngjes (28 tetor 2024) në radën e jashtme të portit detar të Durrësit anija "Moliva XA 443 A" e cila transporton kontejnerët që kanë jellë mbrapsht 2100 ton me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme.

Në bordin e anijes ne flamur turk gjenden edhe 102 konteinerët të cilët përmbajnë mbetjet e furrave të shkrirjes të kombinatit metalurgjik në Elbasan të kompanisë Kurum.

Anija mbërriti në Durrës sot rreth orës 07:30 dhe  akoma nuk është planifikuar se kur do hyjë në port. Ndërkohë Prokuroria vendosi menjëherë sekuestrimin e konteinerëve dhe për këte urdhëroi Drejtorinë e Përgjithshme Detare,Kapjtenarinë e portit Durrës,Autoritetin Portual Durrës,Degën e Doganës Durrës,Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit,Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë.Policisë Durrës si dhe ata të Drejtorisë së Hetimit Doganor për ekzekutimin e këtij vendimi. 

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron vendimin që prokuroria ka firmosur më datë 27 tetor 2024 dhe që urdhëron të monitorohen non stop 24 orë.

“Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre” shkruhet në shkresën e prokurorisë të firmosur nga prokurorja e Durrësit, Suela Beluli. 

 

Gjatë ekzekutimit të vendimit institucionet duhet të përshkruajnë në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe numrat e kontenierëve si dhe të dhënat mbi kodin e sigurisë dhe gjendjen e plumçeve të secilit kontenier, pa proceduar me hapjen e kontenierëve.  Ata urdhërohen që gjatë proçesit të zbatimit të këtij vendimi të përshkruhen në mënyrë të detajuar karakteristikat e konteinerëve,numrat e tyre,plumçet si dhe të mbahen proçesverbale të hollësishme.

Pasi të përfundojë ekzekutimi i urdhërit të sekuestros, prokuroria do të.proçedojë marrjen e kampionëve dhe dërgimin e tyre në laboratorë të liçencuar për analiza e në bazë të përfundimit të tyre do të proçedohet.

 Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, i cili ndodhet në Durrës tha është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre

Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre. Janë ngritur dyshime se këto mund të jenë mbetje toksike dhe të importuar nga vende si Kosova dhe Gjermania, në mënyrë kontrabandë në Shqipëri, prandaj në këtë pikë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave për të zbuluar origjinën. Anija do të vazhdojë të qëndrojë në det të hapur deri në marrjen e një vendimi të dytë”, shpjegoi ai.

Do të jenë analizat që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike

'Ne kemi marrë kampione të cilat vijnë nga kompania në Elbasan, për të kryer verifikimet përkatëse dhe jemi 95% të bindur që mbetjet janë toksike. Ditën e sotme (28 tetor) do të ketë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, për të diskutuar më tej”." tha ai për gazetarët. 

Anija pret ne raderin e jashtëm 
Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.

Pluhuri i dyshura, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan, për një vlerë 141 mijë $ dhe ia shiti subjektit kroat "GS Minerals Doopër një vlerë 141 mijë $.

Dje Partia Demokratike zhvilloi një protestë pranë portit të Durrësit. Demokratët akuzuan se kryeministri Edi Rama kërkon të manipulojë lëndën që ndodhet brenda anijeve, që po kthehen drejt vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë me atë se çfarë do të bëhet me këto mbetje.  Prokuroria e Durrësit nisi hetimet prej datës 21 Gusht e këtij viti dhe ishte në pritje të kthimit të ngarkesës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Deklarata e plotë e kreut të “Rrjetit të Bazelit”, Puckett: Të bëhet transparenca, të mësohet se kush janë shkelësit! Ja çfarë dyshojmë

 

Jim Pucket, kreu i BAN, gjatë konferencës, sot në Portin e Durrësit

Report TV dhe Shqiptarja.com po sjellin më poshtë fjalën e plotë të kreut të “Rrjetit të Bazelit”, e njohur edhe si organizata BAN, e cila denoncoi e para anijet me kontejnerët e mbetjeve, që po dërgoheshin gjatë muajit Korrik të këtij viti, nga Porti i Durrësit për në Singapor dhe Tajlandë.

Jim Puckett, kreu i organizatës, dha sot një konferencë për mediat nga porti i Durrësit, duke kërkuar transparencë dhe që të zbulohen shkelësit, teksa theksoi se ishin të bindur se ato janë mbetir të rrezikshme.

Ai nxiti edhe Prokurorinë të vijojë hetimet dhe gjithçka të bëhet në informim të publikut.

Deklarata e Jim Puckett, kreu i rrjetit BAN:

“Ne jemi mbledhur këtu me rastin e mbërritjes së anijes “Moliva”, e cila po mban 102 kontejnerë, me 2102 tonë, të cilën në besojmë se janë mbetje të rrezikshme, që u nisën këtu nga Durrësi deri në Singapor dhe që më në fund po mbërrijnë këtu sot.

Ne presim që anija “Moliva” të ankorohet pasdite. Ishte parashikuar të mbërrinte sot në mëngjes në orën 8 por është nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.

Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Ne mendojmë që kjo vonesë është për shkak se ju jeni këtu.

Nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas nga autoritetet. Jemi në dijeni që ka një hetim nga prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.

Shpresojmë që kontejnerët të vendosen në mbikëqyrje të rreptë dhe hapja e tyre të bëhet nën vëzhgimin e publikut, që përmbajtja më pas të analizohet.

Ka pasur shumë deklarata kontraverse për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje të rrezikshme ndërsa ne themi që jemi 95% të sigurt që janë. Do të pëlqenin ta mësonin të vërtetën përmes një hetimi dhe analizash të qenësishme.

Në çdo rast jemi 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhej të ishte eksportuar kurrë në Tajlandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend. Ne morëm mostra në fabrikë dhe analizuam dhe kemi gjetur se ka mbetje të konsiderueshme arseniku dhe plumbi.

Nivelet ishin edhe më të larta se ato të gjetura nga OKB në Elbasan, ku është industria e çelikut, nga ku ne mendojmë se kanë origjinën edhe këto mbetje.

Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëria është përtej niveleve të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për bujqësisë dhe mjedisin.

Kur industria ka probleme me mbetjet zgjidhja nuk është eksportimi por duhet zgjidhur këto në shtëpi.

Shpresojmë që kjo anije të japë një mesazh se kthimi i saj në shtëpi është vetëm fillimi dhe jo mbarimi i kësaj historie, sepse ka shumë punë për të bërë për të mësuar se kush janë shkelësit dhe çfarë do të bëhet me këto lloj mbetjesh në Shqipëri në të ardhmen.

Gjëja e parë që duhet bërë është që hapja e kontejnerëve të bëhet publikisht, që nga thyerja e vulave, të merren mostrat dhe ne jemi këtu për t’i thënë Ministrisë së Mjedisit dhe Prokurorisë që është normale që t’i ndani mostrat me organe të pavarura dhe ne jemi këtu për të marrë mostra nga anija. Ata t’i dërgojnë gjithashtu në institucione të pavarura që të bëhet një testim i qenësishëm në laboratorë.

Kur të analizohen mostrat ju do të keni një gjurmim të mbetjeve dhe do të jenë të aftë të përcaktoni saktësisht se kush është gjeneruesi i kësaj mbetjeve. Më vonë sot do të takohem me Ministrinë, ata na kanë ftuar. Shpresojmë që të paktën të kemi 3 organe të pavarura që do të bëjnë analizat.

Është një lajm i mirë që prokuroria ka marrë menjëherë masa. Kontejnerët duhet të ruhen dhe hapja e tyre të bëhet publike. Askush nuk do t’i besojë rezultateve të analizave nëse kjo nuk bëhet në transparencë të plotë”.

Ora 10:50
Anija me mbetje në Durrës, kreu i 'Rrjetit të Bazelit': Të zbulohet origjina, mund të jenë importuar nga Kosova dhe Gjermania! Asgjësimi në landfille të specializuara

 

Anija ‘Moliva’ me 102 kontejnerë dhe ngarkesë 2100 tonë mbetje në bord po pret ankorimin në Portin e Durrësit, teksa Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës dhe ruajtjen me kamera 24 orë, pasi të këqyret siguria nëse janë hapur më parë apo jo. Procedurat parashikojnë ekspertimin dhe hetimin e plotë.

Në krahun tjetër, organizata “Rrjeti i Baselit”, që bëri edhe e para denoncimin prej 31 Korrikut të këtij viti të rastit dhe që u publikua në “Bloomberg” javën e parë të gushtit, dha një konferencë për mediat sot në orën 10:00. 

 Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, ishte ai që foli para mediave, nga Porti i Durrësit, teksa tha se "është përgjegjësi e qeverisë që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre".

“Monstrat nga kontejnerët duhet të merren në transparencë të publikut. Përgëzojmë prokurorinë që vendosi sekuestro të kontejnerëve. Akti i kryer i transportit të mbetjeve është akt kriminal. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre”, tha Puckett në fjalën e tij.

Më tej ai shtoi se “ka dyshime që mbetjet mund të jenë zink dhe plumb, të rrezikshme për shëndetin”. Puckett sugjeroi që “asgjësimi të bëhet në vende që kanë landfille të specializuar”.

I pyetur se nga dyshohet se vijnë këto mbetje, Puckett u shpreh se kishte dy vende, por analizat do e zbulonin plotësisht.

“Janë ngritur dyshime se këto mund të jenë mbetje toksike dhe të importuar nga vende si Kosova dhe Gjermania, në mënyrë kontrabandë në Shqipëri, prandaj në këtë pikë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave për të zbuluar origjinën. Anija do të vazhdojë të qëndrojë në det të hapur deri në marrjen e një vendimi të dytë”, shpjegoi ai.

Në fund ai shpjegoi edhe praktikën e ndjekur nga BAN për rastin:

“Ne kemi marrë kampione të cilat vijnë nga kompania në Elbasan, për të kryer verifikimet përkatëse dhe jemi 95% të bindur që mbetjet janë toksike. Ditën e sotme (28 tetor) do të ketë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, për të diskutuar më tej”.

“Basel Action Network”, e njohur edhe si BAN, zbuloi eksportin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve nga Shqipëria në Tajlandë dhe Singaport me anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk” dhe që më tej u kthyen pas si të rrezikshme, pasi kishin përmbajtje të dëmshme nga furra e shkrirjes së çelikut në “Kurum”, e cila ia shiti më pas shoqërisë “Sokolaj”.

1730109248_jimpuckett.jpg

Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, 'Rrjeti i Bazelit'
Ora 10:17
Harta/ Mbetjet e dyshuara të rrezikshme rikthehen në Shqipëri! Shikoni ku pret anija 'Moliva'

Anija “Moliva” e ngarkuar me 2100 tonë mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme mbërriti në portin e Durrësit, por ende nuk është ankoruar në port. Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e kontejnerëve.

Anija duke pritur në radën jashtë, Durrës. 

(Foto: Anija duke pritur në radën jashtë, Durrës)  

Ora 09:21
Mbërrijnë në Durrës 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme! Urdhri i Prokurorisë: 102 kontejnerët të mos hapen! Të monitorohen 24 orë me kamera (DOKUMENTI)

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë vendimin që Prokuroria e Durrësit ka firmosur. Kërkesa mban datën 26 tetor 2024.

Në shkresë thuhet:

“Të merren masa që sendet e sekuestruara, të depozitohen në një vend të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë, pa u proceduar me hapjen e tyre. Durrës, më 27/10/2024".

Dokumenti
"Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.
Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës".

Prokuroria e Durrësit i kishte nisur hetimet e ngjarjes prej datës 21 Gusht e këtij viti dhe ishte në pritje të kthimit të ngarkesës.

Dokumenti i Prokurorisë për sekuestrimin e kontejnerëve dhe nisjen e procedurave
Ora 09:07
Anija me mbetje, Xhixho: U kthyen te qeveria e plehrave, dyshime për manipulim të testimit! Maja e ajsbergut! PD: Hetim dhe testim transparent

Protesta e qytetarëve në Durrës

Ndërsa anija që ka sjellë kontejnerët me 2100 tonë dhe që dyshohen mbetje të rrezikshme të nxjerra nga kompania “Kurum” te ajo “Sokolaj”, e  më tej me destinacion Singaporin dhe Tajlandën, po pret të ankorohet në Portin e Durrësit, nuk mungojnë protestat nga qytetarët dhe shoqëria civile.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, me disa foto nga protesta e PD dhe qytetarëve, duke kujtuar se “mbetjet u kthyen te qeveria e plehrave, që i ka biznesin e preferuar”.

Edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka reaguar në lidhje me mbërritjen në Durrës të anijes me 102 kontejnerë.

“Përsërisim kërkesën për testim transparent të mbetjeve dhe në sytë e medias, publikut, dhe ekspertëve ndërkombëtare. Sipas hetimit të kryer nga rrjeti i Bazelit në Tajlandë, në mostrat e marra nga dheu pranë konteniereve, janë gjetur te dhëna tronditëse. Bëhet fjalë për të dhëna alarmante toksike të lëndëve të rrezikshme”, tha ai, teksa shtoi se PD nuk do të lejojë që e vërteta të fshihet.

Kurse Xhixho e cilëson si “operacioni mafioz ndërkombëtar, i cili u bë me bekimin e qeverisë së inceneratorëve”, e që sipas saj, “mori fund sot (28 Tetor), duke risjellë në Shqipëri dy anijet me mbetje”.

“Udhëtimi i 102 kontejnerëve me mbetje zgjati më shumë se tre muaj, për të përfunduar aty ku nisi: në portin e Durrësit. Një shuplakë në fytyrën e qeverisë, falë alarmit të ngritur nga Rrjeti i Bazelit, sepse të gjitha institucionet e sigurisë së vendit mbyllën sytë me urdhër. Në përpjekje për të shpëtuar nga një skandal tjetër në zinxhirin e shumë të tillëve, dyshimet për manipulimin e testimit mbeten shqetësimi më i madh i qytetarëve”, shkruan Xhixho.

Më tej ajo thekson se Partia e Lirisë mbetet në krah të qytetarëve që protestuan dje (27 Tetor), duke kërkuar me forcë transparencë maksimale në testim dhe zbardhjen e gjithë skemës mafioze.

“Qeveria e mbetjeve dhe inceneratorëve nuk mund të fshihet më! Dy anijet e kthyera sot janë vetëm maja e ajsbergut. Projektligji i ri, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, është përpjekja kriminale e radhës për të shndërruar Shqipërinë në vend tranzit të mbetjeve toksike. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik së bashku me mbështetjen e mijëra qytetarëve dhe shoqërisë civile, për të ndalur planin ogurzi të kësaj qeverie për ta kthyer Shqipërinë në kosh mbeturinash”, përfundon Xhixho.

Postimi i Erisa Xhixhos
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • picja: 28/10/2024 11:55

    pse se mori ceshtjen ajo xheng se ajo eshte shume e zonja

    Përgjigju
  • Azem beta: 28/10/2024 11:19

    Keta jane te pa pare ... bota i kthen keta i sekuestrojne ti fusin ne teritorin shqiptare dhe te helmojne shqiptaret . Dhe ne rrime . Ato kancer jane per ne

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2024 09:24

    Erisa Xhixho e bija babait te denuar ( se paraqitja ne polici eshte denim jo perkedhelje) ik moj andej se ka plot te flasin per kete problem!! Ku eshte shpifanjosi krimineli Elbasanit Bardhi pse ste ben dhe ty moj hajdute padi ne Spak per pleraxhinjt e Like hajdutit???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?