HOLANDE - Policia holandeze ka arrestuar një ish-nxënës të "British School" në Voorschoten, pasi më parë kishte kërcënuar se do kryente vrasje në masë.

“Do të vras mësuesin e gjuhës holandeze dhe sa më shumë studentë që të mundem”,- thuhej në tekstin e shkruar anglisht në në një faqe interneti, pa u cilësuar se në të cilën shkollë.

Më shumë se 20 shkolla në qytetin holandez të Leiden-it qëndruan të mbyllura gjatë ditës së hënë, për shkak të kërcënimeve të tij.  Vendimi për të mbyllur shkollat u mor në konsultim me kryetarin e bashkisë, prokurorinë dhe policinë, bëri të ditur një korrespondent i BBC-së.  "Mund të jetë një shaka e ligë, por ne nuk duam të ndërmarrim asnjë risk", - u shpreh kryebashkiaku i qytetit.

Ndërkohë policia po heton se cili është shkaku që e nxiti të riun për të vepruar në këtë mënyrë.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)