Ankth për Gianluca Viallin, nëna e tij niset me urgjencë për në Londër

Ankth për Gianluca Viallin, nëna e tij niset me urgjencë për në Londër

Gianluca Vialli

Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë, Gianluca Vialli po kurohet në Londër pasi iu rishfaqën problemet me kancerin në pankreas. Sipas Gazzetta dello Sport, 57-vjeçari po kurohet në Londër për të lënë pas këtë sëmundje të rëndë. Media italiane bën me dije se nëna e Viallit është nisur me urgjencë për në Londër, aty ku do qëndrojë pranë të birit në këto momente të vështira.

Vialli ka zgjedhur të kurohet në Londër, në të njëjtin spital ku muaj më parë iu nënshtrua kimioterapisë. Kujtojmë se pak ditë më parë Vialli ka lënë përkohësisht punën në stafin teknik të kombëtares së Italisë, duke u fokusuar totalisht në mposhtjen e sëmundjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 20/12/2022 13:56

    Po shuhet i shkreti, keqardhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja