Anne Hathaway është një nga ato aktore mjaft aktive kundër përdorimit të duhanit.

Këtë ajo e ka shprehur hapur edhe ditën e djeshme në shfaqjen e filmit “Rio 2”,  ku u shfaq me një veshje të zezë mbi të cilën ishte shkruar “Ndalohet duhani” në gjuhë të ndryshme të botës.

Është hera e dytë që Anne shfaqet me këtë mesazh sensibilizues për të gjithë.

anne hathaway

Të mërkurën e kaluar ajo u shfaq me të njëjtën bluzë teksa po darkonte në Venezia me bashkëshortin e saj.

Anne pritet të shfaqet në komedinë “Don Peyote” krah aktorëve Dan Fogler, Josh Duhamel dhe Topher Grace, në muajin maj.

(b.t/shqiptarja.com)