/ATSH-ANSA/ - ISIS-i është një virus dhe duhet të shkatërrohet. Grupi i njohur i hackerave dhe Jordania bashkuan forcat dhe kryen një sulm të jashtëzakonshëm kundër Shtetit Islamik duke shkatërruar 20 për qind të kapaciteteve ushtarake në vetëm tre ditë.
"Ne do të sulmojmë dhe do të nxjerrim jashtë funksionit të gjitha website-t e lidhura me botën e xhihadit", thanë hackerat "Anonymous" pas masakrës kundër "Charlie Hebdo"-së.
Qindra llogari në Twitter dhe Facebook janë sulmuar dhe janë aktualisht jashtë funksionit.
Një listë e gjatë adresash ip dhe email-e janë jashtë përdorimit.
Jordania, e prekur rëndë nga vrasja brutale e pilotit të saj, Moath al Kassasbeh po bombardon dhe po dërgon mesazhe vdekjeje kundër terroristëve të ISIS-it.
Amani njoftoi se si resultat i tre ditëve sulm është shkatërruar 20 për qind e kapacitetit ushtarak të ISIS-it.
"Ky është vetë fillimi", deklaroi Mbretëria Hashemite.
"Jordania do t'i vazhdojë sulmet deri në asgjësimin e plotë të ISIS-it", tha nga ana e tij komandanti i përgjithshëm i Forcave Ajrore jordaneze, Mansour Jbour.
Deri tani, nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin amerikan, kanë vdekur 7 000 luftëtarë të ISIS-it.