"Anonymous" kundër ISIS, nxjerr
sheshit të dhëna: Është vetëm fillimi

sheshit të dhëna: Është vetëm fillimi">
Rrjeti më i madh i hakerave dhe aktivistëve kibernetikë, i quajtur “Anonymous”, është vënë në lëvizje për të zbërthyer të gjitha lëvizjet dhe aktivitetin kibernetik të Shtetit Islamik ISIS.

Grupi i të rinjve njihet masivisht për sulmet dhe ‘demaskimin’ e qeverive, institucioneve fetare apo korpooratave të mëdha, duke i gjurmuar çdo lëvizje që bëjnë online. Në botën e sotme ku gjithçka ndërthuret me teknologjinë, “Anonymous” ka në dorë praktikisht gjithçka.

Hakerat e maskuar i shpallën luftë ISIS, mëngjesin pas sulmeve në Paris, ku u betuan se do të ‘vrasin’ propagandën ekstremiste dhe do të ekspozojnë të gjithë veprimtarinë e tyre të fshehtë. Tani ‘anonimët’ kanë publikuar detaje të më shumë se pesë personave që mendohet të jenë militantë të ISIS, ndërsa kanë mbyllur 5,500 llogari në Twitter.

Mirror Online ka parë emrat, adresat dhe numrat e telefonit të personave që jetojnë në vende si Afganistani, Tunizia dhe Somalia. Aktivistët e “Anonymous” kanë deklaruar se ka gjithashtu një numër të madh rekrutuesish që jetojnë në Europë, por nuk kanë publikuar ende adresa.

Ndërsa 5,500 llogari në Twitter u mbyllën, hakerat kanë shënjestruar 900 të tjera. Sulmi ndaj llogarive të tyre shihet si një formë për të fikur propagandën terroriste dhe angazhimin e të tjerë personave në rrethin e terroristëve.

Një grup tjetër hakerash, GhostSec, është vënë në lëvizje gjithashtu për të identifikuar autorët e vrasjeve në Paris. Anonymous po përpunon një listë të gjatë me llogari në Twitter dhe web-site të tjera, që do sulmohen sot në mbrëmje.

Ditën e djeshme, hakerat publikuan një video ku paralajmëruan: “Duhet ta dini se do t’ju gjejmë dhe nuk do t’ju lemë të shkoni. Prisni sulme kibernetike masive. Lufta ka filluar. Bëhuni gati.”
anonymous
anonymous
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë