Anri Sala, shqiptari i parë në Paris

Anri Sala, shqiptari i parë në Paris
PARIS – Për herë të parë Shqipëria do të përfaqësohet në ekspozitën më të madhe të artit europian, e ngritur në Francë.
Anri Sala, artisti bashkëkohor, lindur dhe arsimuar në Tiranë do të jetë shqiptari i parë i cili do të paraqesë punën e tij shumëvjecar mes Shqipërisë dhe Francës në Qendrën e Artit, Pompidou.
Më 2 maj kjo qendër do të hapë dyert për Anri Salën për ekspozitën e tij personale.
Sipas traditës, ekspozitat personale në Qendren Pompidou u rezervohen vetëm majave të artit botëror bashkëkohor.
Ky evenimet, cilësohet nga kreu i PS, Edi Rama një prej miqve të vjetër të Salës, si një sukses i madh për artistin 38 vjeçar.
“Anri Sala është një artist i jashtëzakonshëm, me finesë të rrallë, suksesi i tij botëror është kumbues në historine e artit bashkëkohor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

ARTISTI
Anri Sala u lind në Tiranë në vitin 1974. Ai njihet si artist kontemporan dhe passion më të madh ka videon. Sala studio në Akademinë e Arteve në vitet 1992 – 1996. Më pas udhëtoi drejt Parisit ku u diplomua për artet decorative dhe produksion filmash. Momentalisht ai jeton dhe punon në Paris.
Një prej veprave të tij është video – instalacioni, “Dammi i colori” në ekspozitën e artit modern në Londër. Kjo video pasqyronte transformimin e Tiranës, nëpërmjet ngjyrave në vitin 2003. Instalacioni përfshinte edhe një bisedë të Anri Salës më Edi Ramën, mikun e tij dhe asokohe kryebashkiak i Tiranës.

EKSPOZITA
Kjo ekspozitë personale është një punë e madhe në vetvete. Një simfoni, e përbërë nga objekte, fotografi dhe katër filma të kohëve të fundit prej 60 minutash. Ekspozita tërheq shikues nga Sarajeva në Berlin, nga Bordo në Mexico City. Vepra origjinale e artistit i vë vizitorët vizitor në “një kuti muzikore”, mes reales dhe sureales.

QENDRA
Qendra Pompidou është shtëpia e artit modern europian, por edhe botëror.
Richard Rogers, Renzo Piano and Gianfranco Franchini janë tre njerëzuit të cilët mbajnë firmën e kësaj qendre e cila bie në sy për ngjyrat e shumta. Sejcila prej tyre identifikon një shërbim.

Arkitektët, që në vitin 1977 kur qendra u ngrit, tregojnë se tubat e ajrimit janë blu, kanalet e ujrave janë jeshile, shkallët janë të kuqe dhe tubat e elektricitetit janë të verdha.

Në librarinë e qendrës ka mbi 450 mijë tituj librash, ndërsa taraca e qendrës ka një pamje fantastike të Parisit.

Gjatë viteve në të janë ekspozuar rreth 59 mijë vepra të artit modern nga zhanre të ndryshme si Kubizmi, Surrealizmi, Shkolla Dadaike, apo të artistëve të njohur si Derian, Picasso, Chagall etj, të cilët datojnë vitin 1905.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin

Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin