Rama tha se sa më shumë Anri ngjitet në çatinë e botës, aq më shumë lartësohen vlerat e artit shqiptar.
FILMI
Filmi është i gjatë 45 minuta dhe është një realizuar nga një projekt i Šejla Kameriæ dhe Anri Salës, në bashkëpunim me Ari Benjamin Meyres. Tema e tij është marrë nga koha e luftës kur qeveria e Bosnjë-Hercegovinës gjatë rrethimit të Sarajevës lajmëronte qytetarët të mos vishnin asgjë me ngjyrë të kuqe apo të ndritshme sepse mund të tërhiqnin vëmendjen snajperave serbë të pozicionuar në kodrat e qytetit. Ai ka në qendër të tij rrugëtimin e një instrumentisteje që duhet të shkojë në provat e përditshme të Orkestrës Filarmonike të Sarejevë. Ecja e saj nëpër rrugë të kryqëzuara është udhëtimi më i rrezikshëm që mund të imagjinohet. Nga çasti në çast ajo mund të bjerë e vdekur nga plumbat e e snajperave. E në fakt pranë saj dëgjohen të shtëna çfarë nënkuptojnë se të tjerë njerëz kanë rënë viktima.
Muzika e Cajkovskit e shoqëron rrugëtimin e muzikantes duke u shndërruar në bazën muzikore të filmit. Ndër të tjera kritika e huaj ka bërë qasje të stilit të Salës me stilin e Hickok, duke theksuar lojën e fortë që artisti bën me frikën dhe ankthin.
Në rolin e instrumentistes luan aktorja Maribel Verdú e cila është e njohur për rolin e Mirandës në filmin “Tetro”të regjisorit Francis Ford Coppola, shfaqur në Shqipëri gjatë Festivali ndërkobmëtarë të Durrësit. Aktualisht filmi do te vazhdojë të projektohet në qendrën Pompidou, (Paris)ndërsa për herë të parë filmi u shfaq në korrik 2011, në Festivali Ndërkombëtar të Mançesterit.
(aq/shqiptarja.com)