Ansambli Popullor në Kuvajt
jep koncertin “Shqipëria ime”

Ansambli Popullor në Kuvajt<br />jep koncertin “Shqipëria ime”
Trupa profesioniste e Ansamblit do të udhëtojë në 18 prill në Kuvajtin e largët, ku është konceptuar një koncert i plotë, me pjesëmarrjen e solistëve, grupit polifonik, orkestrës dhe valltarëve.
 
Programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike popullore, deri te formacionet orkestrale në formën e Kabase, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.
 
Në program përfshihen vallja “Ditë Feste në Tiranë: kënga e grupit polifonik “A kan' ujë ato burime”, “Kaba për Violinë dhe Orkestër”, “Vallja e Tropojës”, “Arbëreshes sime” (Grupi polifonik), Kolazhi Çam” (Valle), etj.
 
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve vazhdon me dinjitet misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë.”, shprehen organizatorët e TKOB, duke theksuar se ky është edhe synimi i turit koncertor drejt Kuvajtit.

folklori
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri