Duket se pas ndarjes me yllin e pop-it Jennifer Lopez, ish partneri i saj Marc Anthony nuk ka mundur të gjejë vajzën e duhur.

Anthony pas ndarjes me Jennifer, bëri publike romancën e tij me modelen Chloe Green.

marc anthony

Por siç duket lidhja e tyre nuk ka qenë e gjatë pasi këngëtari i ka dhënë fund asaj, duke e braktisur modelen 22 vjeçare.

Sipas një burimi që ka folur për “The Sun”, ata kanë marë dhe bekimin e prindërve të Green për lidhjen e tyre, por gjërat nuk kanë funksionuar siç duhet.

marc anthony

Më tej burimi ka thënë se pas vendimit të Anthony-t, Chloe ka marë gjërat e saj nga shtëpia në Majemi dhe është larguar.

Edhe pse ata janë shfaqur mjaft të dashuruar me njëri-tjerin, madje janë fotografuar duke u argëtuar me fëmijët e këngëtarit në parkun e lojrave, romanca e tyre ka qenë e shklurtër.

(b.t/shqiptarja.com)