Anti-Dopingu, Alesandro Donati:
Përgjegjës s’janë vetëm sportistët

Anti-Dopingu, Alesandro Donati:<br />Përgjegjës s’janë vetëm sportistët
“Jo doping, sport i pastër” kjo ka qenë konferenca e organizuar në Tiranë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatat përkatëse. I pranishëm në seminar ka qenë edhe Alesandro Donati, këshilltar i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut.

Në seminar është folur për problemet e dopingut në sportin shqiptar dhe ngritjen e një sistemi që do të eliminonte këtë fenomen. Në fjalën e tij, Alesandro Donati u shpreh se nuk është vetëm faji i sportistëve kur rezultojnë pozitiv ndaj substancave të ndaluara. “Fakti që disa sportistë rezultuan pozitivë me doping është dicka e rëndë. Një cështje e tillë duhet të hetohet në thellësi për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë e sportistit. Sportisti nuk vepron asnjë herë i vetëm, rreth tij ka persona të tjerë të përgjegjshëm.

Skandali në peshëngritje ka prekur shumë vende të botës, jo vetëm Shqipërinë. Këto probleme mund të parandalohen me kontrolle surprizë para kompeticioneve. Këto kontrolle duhet të bëhen nga persona të pavarur dhe jo nga federatat” deklaron ai. Seminari vjen në momentin më të vështirë të vendit tonë, ku kampionët e peshëngritjes, së bashku me Federatën, rrezikojnë përjashtimin dhe pezullimin për një afat të gjatë nga aktivitetet, pasi Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitiv në testin Anti- Doping.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra