Dy ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjit të ri anti-duhan vazhdojnë inspektimet në gjithë vendin për zbatimin e tij. Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj ka deklaruar se ekzistojnë të gjitha mekanizmat e duhura për zbatimin e këtij ligji i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit që e konsumojnë atë në mjediset e ndaluara. Masa e gjobës do të jetë 5,000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve.
“Nga dita e shtunë janë futur në fuqi amendimet që i janë bërë ligjit ekzistues antiduhan. Shpresojmë dhe besojmë që me ndryshimet e bëra do të kemi një monitorim më të rreptë, më pranë qytetarëve, më pranë insitucioneve për zbatimin e ligjit antiduhan,” tha numri dy i shëndetësisë, duke nënvizuar se “nuk do jenë vetëm amendime që do sigurojnë zbatimin e ligjit, por në radhë të parë dhe sensibiliteti i shtuar qytetar.
Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300,000 lekë, 50,000 lekë gjobë për personin përgjegjës në institucionet publike si dhe 50,000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
Po ashtu, ligji i ri përcakton se pronari ose administratori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.
Shkelja e këtij neni dënohet me 300,000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50,000 lekë gjobë për administratorin apo personin e caktuar përgjegjës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO