Anti-informaliteti kap rumunin me 27 mijë euro enë kuzhine kontrabandë në Lezhë

Anti-informaliteti kap rumunin me 27 mijë euro enë kuzhine kontrabandë në Lezhë

LEZHE-Në kuadër të aksionit anti-informalitet që po zhvillohet është arrestuar një rumun 46-vjeçar me inicialet I.G. pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij si dhe në banesën e marrë me qira iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje në vlerë monetare rreth  27.000 Euro.

Të gjitha mallrat e sekuestruara nga kontrolli që iu bë makinës në aksin rrugor Fushë Milot - Lezhë ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë. Në pamje duken enët e kuzhinës në bagazhin e makinës së rumunit, që do të shiteshin në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij " Kontrabandë me mallra të tjerë", " Fshehja e të ardhurave" , " Manipulim i tregut" dhe " Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale".

Enët e kuzhinës që u bllokuan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana