Anti-informaliteti, nis nga zonat
turistike aksioni i dytë i tatimorëve

Anti-informaliteti, nis nga zonat<br />turistike aksioni i dytë i tatimorëve
Administrata tatimore ka zbarkuar dje në terren në një aksion të përqendruar për kuponin tatimor që ka nisur nga zonat turistike. Ashtu siç kishte lajmëruar më parë edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kontrollet e tatimoreve kanë nisur nga kryeqendrat e turizmit si, Velipoja, Durrësi, Shëngjini, dhe përgjatë bregdetit të jugut nga Vlora deri në Sarandë.

Sipas verifikimeve nga terreni, tatimoret në këtë aksion janë të shoqëruar edhe nga Policia e Rendit, teksa në zonat turistike ka zbarkuar edhe policia bashkiake për të forcuar kontrollet për taksat vendore. Në foton bashkangjitur një inspektor i tatimeve është duke kontrolluar për leje aktiviteti disa ambulante provizore në shëtitoren buzë plazhit të Shëngjinit.

Subjekt i kontrollit janë të gjitha bizneset, nga ambulantet deri tek baret, restorantet etj. Sipas vëzhgimit nga zona e Shëngjinit tatimoret janë duke verifikuar nëse bizneset janë të regjistruar apo ajo dhe nëse kuponët po lëshohen me vlerën reale të shitjes. Bizneset pohojnë se që kur ka nisur sezoni turistik kontrollet e tatimeve nuk kanë reshtur. Grupe të posaçme janë instaluar me kohë në zonat me çmimet më të larta.

Bizneset e zonës pohojnë se kur kontrollet e tatimorëve janë individuale, prevalon korrupsioni pasi tatimorët kërkojnë para në dorë kundrejt disa rregullave që bizneset e tezgave nuk i njohin mirë.

Nga një studim i mëparshëm për nivelin e riskut, administrata tatimore ka gjetur se bizneset në sektorin e turizmit kanë nivel të lartë informaliteti.  Hotelet dhe restorantet hyjnë në 5 aktivitet me riskun më të lartë të mospagesës së taksave.

Dy ditë para fillimit të fushatës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektoreve të terrenit me një letër të hapur, për pritshmëritë e tij nga kjo fushatë, komunikimin dhe edukimin e sipërmarrjes dhe qytetareve, modestinë dhe profesionalizmin e inspektoreve në terren.

Ligji detyron që Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në  mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.
 
Kontrollet
Drejtoria rajonale tatimore në Durrës ka nisur fazën e dytë të aksionit për kuponin tatimor duke u përqendruar në zonën turistike. 10 grupe në terren po operojnë për kontrollin e gjithë vijës bregdetare nga gjiri i Lalëzit deri në plazhin Spillesë.

Kryeinspektori i kontrolleve në terren Elton Varaku shprehet se qëllimi i aksionit nuk është ndëshkimi i bizneseve por arritja e qëllimit të përbashkët për formalizimin e aktiviteteve dhe lëshimin në mënyrë të rregullt të kuponit tatimor.

Grupet dyshe që ushtrojnë kontrolle në zonën turistike kanë parë të gjitha tavolinat nëse kanë pasur kupon tatimor dhe më pas kanë mbajtur një akt konstatimi si procedurë e punës së përditëshme. Aksioni në fjalë pritet të vazhdojë deri në datën 15 shtator. 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani