Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndjekur nga afër së bashku me anëtarët e Komisionit të Sigurisë operacionin e policisë kundër kanabisit në Gjegjan të Pukës.
 
Të pranishëm kanë qenë vetëm anëtarët e shumicës në Komisionin e Sigurisë, kryetari Spartak Braho, Piro Lutaj dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës.
 
Në Gjegjan të Pukës aktualisht është duke u zhvilluar një operacion për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike që janë kultivuar.
 
Ministri Tahiri ditët e fundit ka ndjekur disa operacioni nga Jugu në Veri, ndërsa deri tani janë asgjësuar mijëra bimë narkotike.