Rama për prokurorët dhe gjyqtarët 'KÇK': Fuqi ILD-së t'i hetojë, krimi i organizuar do shkojë nën tokë

Kryeministri Edi Rama, këtë të mërkurë nga Kuvendi, duke folur rreth paketës 'Anti-KÇK' ka thënë se do t’i jepet fuqi dhe kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duke ditur se do të shkarkohen kryejnë krime në drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë të cilët janë shkarkuar nga vettingu zyrtar do t'i nënshtrohen një tjetër 'vettingu' ku do u duhet të justifikojnë pasurinë e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë ata do të përfundojnë në burg. Tashmë Inspektori i Lartë i Drejtësisë sa herë do të ketë një denoncim të arsyeshëm apo çështje të tjera që vihet në dijeni përmes medias apo referimeve të tjera, brenda 3 ditëve KLGJ apo KLP me kërkesë të ILD duhet të marrë një vendim të arsyetuar për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtarit apo prokurorit të dyshuar në shkelje, duke mos pritur përfundimin e hetimit. ILD që brenda tre ditëve duhet t'i pezullojë dhe pas vettingut të dytë ku duhet të justifikojnë pasurinë dosjet e tyre do t'i kalojnë SPAK. Më pas SPAK do t'i kalojë dosjet tek Gjykata Speciale dhe kjo e fundit do t'i dërgojë në burg.

" Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. " tha Rama.

Kryeministri Rama në fjalën e tij është shprehur se ofensiva kudër krimit të organizuar me KCK është bërë në mënyrë që të shkatërrohen këto grupe. Kryeministri është shprehur se do të punohet nga dy anët e medaljes, atë të goditjes së pasurisë së kriminelëve dhe në anë tjetër gjykatësve dhe prokurorëve të cilët mbrojnë krimin e organizuar.

"Paketa Anti-KÇK. Është fakt se në këtë fazë, ku reforma në Drejtësi vijon të zbatohet dhe Vettingu po pastron llumin, një pjesë jo e vogël e lumit e gjykatësve dhe prokurorëve që s'kan shance të kalojnë vettingun. Kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre. Është fakt që opinioni publik duhet të përballet në mënyrë të vijueshme me "aksidente" mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së krimit në sistemin e Drejtësisë. Nxjerrë vendime që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjyzimin e opinionit publik. Vendime të tmerrshme. Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm. Tjetërsimet e pronave me interes të madh kombëtar në bregdet. Për këtë arsye kemi vendosur të ndërmarrim ofensivë si asnjë herë më par në të dy anët e  medaljes. Në anën që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit dh enë anën tjetër e krimit në sistemin e drjetësisë për mbrojtjen e krimit të organizuar. Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar. Ata që do ndërmarrin akte kriminale ndaj ligjit dhe ndaj shoqërisë. I japim një fuqi ILD dhe i japim mundësi të reagoj në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi ndaj krimit duke kërkuar brenda tre ditëve pezullimit të tyre nga detyra. I japim një fuqi e pezullimit të menjëhershmë të fillimit të hetimeve për gjykatësi. Këta që mendojnë se do kapin ca të kapin do ju bëhet më keq se vettingu. Menjëherë verifikim i pasurisë. E treta të pezulluar të verifikuar. Hapje e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave. S'ka më macja miu. E kemi tronditur në palcë krimin e organizuar me OFL. Në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi për të bërë rolin e avokatit. Për të realativizuar aktet e njerëzve që kanë vënë pasuri duke vrarë. Kanë shfrytëzuar vajza si prostituta duke bërë para me nderin e tyre. Me njerëz që kanë futur drogë e marrë pjesë në rrjedhën e krimit e që janë të dënuar nga drejtësia e lodhur shqiptare. Për njerëz që kanë njollosur në vijimësi të gjithë politikanët shqiptarë. Nuk jemi të gjithë njësoj. Ka politikanë të lidhur me krimin por janë ata që flasim më shumë. Ofensiva nuk është një lojë as aksion i radhës por është operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar. Duke goditur pasurinë. Burgu për këta nuk mjafton duhet zhveshur nga pasuria. Duhet të bëjmë të pamundur që me makinat të bëjnë karshillëk. Të hapen sediljesh në lokale. Të detyruar që të jetojnë në sytë e këtyre llumi. Ka në mes të Parisit por është nën tokë, këta dalin mbi tokë. Do t;i fusim nën tokë. Ne mbi tokë ata nën tokë. Jo të dyja palët sipër tokës. Tani shumë kush edhe në ndikimin e probagandës që e kthyen parlamentin në një mejhane e që bën smos për të lidhur PS me krimin bëjnë që të thonë pse merremi me ta. Pse kaq vonë? Kjo nuk bëhej dot dje. Shteti janë edhe gjykata edhe policia por është vënë nën akuza." tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
'Në media ka persona të krimit si avokat' Rama u përgjigjet kundërshtarëve politik: Nuk mund ta hetoj unë pasurinë time

Kryeministri Rama duke folur në Kuvend për paketën “Anti-KÇK' ka thënë se të gjitha ata gjykatës dhe prokurorë që i kanë duart jo të pastra  do të përballen me ligjin dhe do të shkojnë në burg.

Rama nga foltorja e Kuvendit nuk ka lënë pa prekur edhe akuzat që vijnë nga opozita jashtëparlamentit të cilët shpesh herë kanë kërkuar që OFL të nis hetimet dhe ndalimet nga politikanët dhe nga vetë kryeministri Rama. Ai ka thënë se të gjithë politikanët nuk mund të hetojnë veten pasurin ë e deklarojnë tek ILDKP.

" Ka një tjetër zhurmë të madhe nga ata që e kundërshtojnë paketën, nga media e analistë që paguhen nga krimi i organizuar për t’iu bërë avokatin, dhe thonë ‘pse nuk e filloni nga vetja, nga Surreli’. E di që më doni në burg, por nuk mund të hetoj unë pasurinë time, pra nuk jemi ne që e bëjmë këtë. Inspektorati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasurinë tonë. Nuk është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo të gjykatësve. Nuk është qeveria, larg qoftë, që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo gjykatësve, se nuk jemi në vitin 1945. Këto janë çështje të institucioneve të drejtësisë së pavarur, që ne po ndërtojmë. Vettingu nuk është gjykatë që të çon në burg, është një proces që vendos që je në rregull, i ke duart e pastra për të marrë atë çekiçin dhe për t’i rënë çangës, apo i ke duart pis dhe del nga sistemi. Dhe pastaj ata njerëz me duart të pastra do t’i thërrasin këta me duart të pista dhe do u thonë se ‘ka ardhur dita të provoni se pasuritë i ke bërë me djersën e ballit, ndryshe jo vetëm që nuk të takojnë, por nuk je më për të fjetur në shtëpi, por do shkosh të flesh me shokët, me ata që ke bërë pasuritë" tha Rama.

"Kjo është betejë që nuk ka kufij politikë. Nuk ka rëndësi fare kush po e bën këtë betejë, kush do t’i marrë meritat, por ka rëndësi për çdo familje, për çdo emigrant, që iu merret prona sy për sy, dhe kush ua merr, ua marrin këta. Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende  por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë. Ne kemi kaluar një ligj, që i jep policisë në dorë dy gjëra të rëndësishme, së pari të veprojë me një listë të mbyllur, që do të thotë se subjektet e kësaj liste janë njerëzit e dënuar për një numër veprash, që janë veprat më të rënda, të cilëve nuk ju hapet një hetim penal sot, por iu bëhet një verifikim i pasurisë, që nuk iu është bërë kurrë; e dyta nuk është policia, apo prokuroria, por janë këta që duhet të provojnë se kjo pasuri nuk buron nga krimi. Ke vrarë, ke trafikuar njerëz, vajza, drogë, armë, ke bërë dënimin apo je duke bërë dënimin, duhet të na thuash si i ke vënë këto pasuri, a të takojnë apo jo. Ti je i lirë, je dënuar, e ke kryer dënimin, por ti do të gëzosh ato që të takojnë, jo ato që s’të takojnë.: tha Rama ndër të tjera.

Ora 13:06
Rama për prokurorët e gjyqtarët 'KÇK': Vettingu zyrtar do t'ju duket lule, do dërgohen në burg

Kryeministri Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit për OFL dhe Anti- KÇK, ka thënë se nga ta nuk do të shpëtojnë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët duke ditur që do të shkarkohen bëjnë krime në Drejtësi.

Rama është shprehur se ata do të hetohen, ndërsa me ndryshimet që pritet të miratohen, ligji do t'i mundësojë ILD që brenda tre ditëve t'i pezullojë dhe pas vettingut të dytë ku duhet të justifikojnë pasurinë dosjet e tyre do t'i kalojnë SPAK. Më pas SPAK do t'i kalojë dosjet tek Gjykata Speciale dhe kjo e fundit do t'i dërgojë në burg.

"S'ka operacion shpëtimi përveç këtij. Kush mendon se i erdhi dita dhe KCK apo lirim nga burgu të këtyre burgim të përjetshëm. Mund ta bëjë por brenda tre ditësh do të pezullohet dhe pas tre ditësh do të fillojë një vetting që vettingu zyrtar është lule. Por verifikimi i figurës i pasurisë në të gjitha institucionet që do sjellin info. Nuk do të shkojë në shpi por në prokurori në SPAK nga SPAK në Gjykatë Speciale dhe më pas tek shokët prapa hekurave." tha Rama.

"Nuk ka mbaruar aty ata persona që nuk kalojnë vettingu. Vettingu  nuk të fut në burg. Ai vendos nëse je në rregull apo jo, i ke duart e pastra? Sistemi i ri duhet të jetë me njerëz që duart i kanë të pastra. Ato me duar të pastra do thërrasin ata të pista dhe do të duhet të justifikojnë pasuritë....Ndryshe jo vetëm që nuk u takojnë por nuk janë më për të fjetur në shpi. Do shkosh të flesh me shokët me ata që kanë bërë bashkëpunim. Ka njerëz që mezi presin që të shkojnë në burg kolegë të parlamentit. Si të merrem unë sikur të isha polic dhe prokurorë... Detyrat janë të ndara. Reforma në Drejtësi të bëhej sa hap e mbyll sytë por.. kuptohet, Reforma është realizuar kaq sa është por mund të krahasohet me vendet e BE që e kemi bërë shumë më shpejt. Ka vende që se kanë bërë Reformën edhe në BE. Është proces mekanik. Ata të prekur nga tërmeti brenda një viti duhet t'i kemi në shtëpi. Por në Reformën në Drejtësi kjo është e pamundur, se bëhet fjalë për të ngritur një kolonë themelore të shtetit. Po ngrihet në një kolonë gërmadhë që janë këta KCK, gërmadha që shkaktojnë viktima. " ka thënë kryeministri.

Rama duke folur rreth këtyre ndryshimeve ligjore është shprehur se nëse do të rezultojnë të suksesshme kjo do të sjellë një ndryshim të madh në Shqipëri.

"Nëse kjo do të jetë i suksesshëm Shqipëria do të jetë krejt tjetër. Do të bëhet ndarja e madhe e pasurisë së paligjshme. Nuk u vë faj kryetarëve të bashkive që i hyjnë persona vrasës dhe u thonë dua të menaxhojë institucion. Italia pati sukses me goditjen e pasurisë. Pastrim i produkteve të krimit. Këto procese duan kohë. Nuk jemi në '45, se njeriu përshtatet.  Njeriu nuk kthen sistem, sistemi e bën në 7 forma të ndryshme. " tha më tej Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lani: 12/02/2020 23:04

    Pse nuk I arreston gjyqtaret qe liruan nga burgu te denuar me burgim perjete,,,kryeminister legen…….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut