Anti-mafia, përfshihen sekserët
e tenderat, ja kategoritë e tjera 

Anti-mafia, përfshihen sekserët<br />e tenderat, ja kategoritë e tjera 
Zgjerohet fusha e veprimit të ligjit Anti-mafia në kuadër të ashpërimit të masave kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, si shenjë zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dispozitat e ligjit Anti-mafia, i quajtur ndryshe ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda në nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, do të zbatohet edhe për 15 vepra të tjera penale.

Konkretisht, drafti i zbardhur nga Shqiptarja.com, i hartuar nga misioni EURALIUS mbi propozimet e PAMECA IV, do të veprojë jo vetëm mbi pushtetarët që përfshihen në praktika korruptive, por edhe mbi qytetarët që ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi zyrtarët. Pra, në ligjin Anti-mafia përfshihet çdo qytetar që tenton të korruptojë një funksionar publik në këmbim të një vendimi, favori, tenderi apo vendi pune.

Ligji Anti-mafia do të veprojë gjithashtu edhe mbi sekserët, të cilët shërbejnë si ndërmjetës me qytetarëve dhe funksionarëve publikë. Neni 245/1 i Kodit Penel parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet për sekserët. Ligji do të zbatohet edhe për veprën penale të korrupsionit pasiv në sektorin privat, parashikuar në nenin 164/b të Kodit Penal.

Shpërdorimi i detyrës  
Objekt i veprimit të ligjit Anti-mafia do të jetë edhe vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Shumë zyrtarë mund të akuzohen për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion aktiv apo pasiv, ndaj si të tillë i shpëtojnë zbatimit të ligjit Anti-mafia dhe gjykimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në këto kushte, ekspertët kanë propozuar që të shtojnë nenin 248 të Kodit Penal, pra shpërdorimin e detyrës. Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po ashtu, është përfshirë edhe vepra penale e shpërdorimit të kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik. Kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Ligji Anti-mafia do të zbatohet edhe për veprën penale të përfitimit të paligjshëm të interesave, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal. Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Fshehja e pasurisë  
Ligji Anti-mafia do të zbatohet për veprën penale të fshehjes dhe mashtrimit me deklaratat e pasurisë. Është përfshirë pikërisht neni 257/a, ku refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Gjithashtu janë përfshirë veprat penale të korrupsionit pasiv ë personave që ushtrojnë funksione publike si dhe korrupsioni pasiv të nëpunësve të huaj publikë, vepër e cila dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Tenderat
Për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike do të veprojë ligji Anti-mafia. Tenderat konsiderohet si sektori që gjeneron më shumë abuzime në çdo qeveri. Për këtë qëllim, ekspertët kanë vendosur ta përfshinë në fushën e veprimit të Anti-mafias, për të frenuar fenomenin. Neni 258 i Kodit Penal parashikon që kryerja veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Korrupsioni i gjyqtarëve
Gjithashtu është shtuar vepra penale e korrupsionit aktiv të gjyqtarëve ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, parashikuar në nenin 319/a të Kodit Penal. Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.
 
 Tenderat
Tenderat konsiderohet si sektori që gjeneron më shumë dyshime dhe abuzime. Për këtë qëllim, ekspertët kanë vendosur ta përfshinë veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në fushën e veprimit të Anti-mafia.
 
Sekserët
Ligji Anti-mafia do të veprojë edhe mbi sekserët, të cilët shërbejnë si ndërmjetës me qytetarëve dhe funksionarëve publikë. Neni 245/1 i Kodit Penela parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet për sekserët.
 

Veprat penale për të cilat do të zbatohet ligji Anti-mafia
 
Neni 164/b i Kodit Penal, korrupsioni pasiv në sektorin privat, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
 
Neni 245/1 i Kodit Penal, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
 
Neni 248 i Kodit Penal, shpërdorim detyre, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
 
Neni 256 i Kodit Penal, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
 
Neni 257 i Kodit Penal, përfitimi i paligjshëm i interesave, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.
 
Neni 257/a i Kodit Penal, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
 
Neni 258 i Kodit Penal, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
 
Neni 259 i Kodit Penal, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.
 
Neni 259/a i Kodit Penal, korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.
 
Neni 319/a i Kodit Penal, korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.
 
Neni 319/b, korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.
 
Neni 319/c i Kodit Penal, korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.
 
Neni 319/d i Kodit Penal, korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
 
Neni 319/dh i Kodit Penal, korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.
 
Neni 319/e i Kodit Penal, korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

antimafia

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit