Antifashistët grekë kundërshtojnë meshën në nder të Kaçifas: Asnjë lot për fashistët e vdekur (FOTO)

GREQI - Një numër i konsiderueshëm protestuesish të organizatave të majta antifashiste greke kanë kundërshtuar sot zhvillimin e një meshe përkujtimore në nder të Konstandinos Kaçifasit, në Iraklio të Kretës. Këtë të shtunë në mëngjes protestues të shumtë grekë janë mbledhur para kishës kryepeshkopale të Ajio Minas, në kryeqendër e Kretës, Iraklio, ku janë përpjekur që të ndalojnë zhvillimin e ceremonisë fetare për të 40-at e Konstandinos Kaçifas, pasi e cilësojnë minoritarin grek që u vra nga policia shqiptare në Bularat, si një ultranacionalist madje edhe fashist. Paralelisht një meshë u zhvillua edhe në Bularat, Gjirokastër, në vendlindjen e minoritarit (Lexo këtu). 

Me parulla si: “Nacionalizmi lind varreza, asnjë lot për fashistët e vdekur”, antifashistët grekë kanë kundërshtuar nderimin e Kaçifasit nga kleri ortodoks, madje ata kanë sulmuar edhe vetë kryepeshkopin e Kretës, Irineos, që po udhëhiqte meshën.

Policia greke duke marrë në mbrojtje priftin pas sulmit nga antifashistët

Për të shmangur përplasjet me nacionalistëve që merrnin pjesë në meshen përkujtimore dhe protestuesit e majtë antifashistë para kishës kanë qenë të pranishëm forca të shumta policore. Por edhe prania e policisë nuk i ka stepur protestuesit të cilët, janë konforntuar me policinë, madje gjatë përplasjes është plagosur edhe nje oficer i lartë i policisë, që u qëllua nga një grua. Kryepeshkopi i Kretës, Irineos ka dalë përpara protestuesve për t’u tërhequr vëmendjen duke iu sqaruar se Kisha nuk duhet ngatërruar me pëprlasjet politike, por protestuesit e kanë sulmuar edhe atë. Kryepeshkopi u detyrua të largohej nën mbrojtjen e policisë i shoqëruar me një lum sharjesh nga protestuesit.

Parullat
Protestuesit antifashistë grekë kanë shpalosur sot disa banderola e pankarta të cilat pasqyronin qëndrimin e tyre kundër ultranacionalizmit dhe neofashistëve në Greqi. Për antifashistët grekë Konstandinos Kaçias është një nga përfaqësuesit e rrymave ultranacionaliste e neofashiste. “Nacionalizmi lind varreza, asnjë lot për fashistët e vdekur”, ishte një parullë. “Kacifas i mirë vetëm i vdekur”, shkruhej në një nga muret e kishës. Ata majde nuk kanë harruar të përmendin edhe emigrantin shqiptar Petrit Zifle, që u vra nga një anëtar i “Agimit të Artë”, në fshatin Lefkimi të Korfuzit.

Ora 19:47
Antifashistët grekë kundërshtojnë meshën në nder të Kaçifas
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ilir: 08/12/2018 20:07

      Sigurisht qe jane nje grup i vogel njerezish (+ agjentura e huaj) qe kerkojne destabilizim te marredhenieve Shqiperi-Greqi. Ka vertet shume njerez te mire qe kerkojne proseritet ne te ardhmen. Shqiperia per shkak te shume faktoreve, ka ulur koken perpara padrejtesive, si ne Konfrencen e Londres ku kufijte e saj u ndan padrejtesisht. Nje vend i Bashkimit Europian si Greqia duhet te respektoje reciprocitetin e marredheneve diplomatike pasi vetem keshtu mund te ecim drejt zhvillimit reciproke. Politika e mbrapsht Greke duhet te distancohet nga Ultra-Nacionalistet, pasi nuk jane masa e gjere e popullit te mire Grek.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

    Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion