Ceremonia e të 40-ave të Kaçifas/ Nuk u lejuan që të hyjnë në Shqipëri, grekët përplasen me policinë në Kakavijë

GJIROKASTËR- Është zhvilluar ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Për të kryer homazhet në nder të tij, në varreza dhe në meshën e mbajtur në nder të tij kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia dhe deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. 

Në qendër të fshatit kanë folur para mediave edhe familjarë të Kaçifas. Motra dhe kunati i tij kërkuan të vërtetën lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa nëna e tij ka pasur një qëndrim më të ashpër duke u shprehur se ajo do të marrë hakun e tij. 

Kontrolle të rrepta u ushtruan në pikën kufitare të Kakavijës, ku rreth 235 grekë, mes tyre 3 gazetarë, u ndaluar të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Një ndër ta ka qënë Panajotis Savidis. (LEXO KËTU)  

Të revoltuar që nuk mundën të hynin në Shqipëri, grekët për rreth një orë bllokuan anën greke duke shkaktuar edhe tensione me policinë kufitare.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.(SHIKO KËTU) Për më shumë detaje nga ceremonia mortore e varrimit të Kaçifas (SHIKO KËTU), ndërsa për listën e personave 'non grata' të shpallur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të tij. (LEXO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Zhbllokohet rruga në Kakavijë, pas përfundimit të ceremonisë për Kaçifas grekët largohen nga Shqipëria

Burime të Report Tv pranë policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije që hyrja për në Greqi është zhbllokuar pasi 50 personat që kishin zënë rrugën janë larguar.

Tashmë në kufi ka një qarkullim normal. Nga Bularati janë larguar edhe shtetasit grekë që kishin ardhur nga vendi fqinj në nder të figurës së minoritarit të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri nga forcat RENEA.

 

Ora 11:36
Nuk u lejuan të kalonin në Shqipëri, grekët bllokojnë hyrjen për në Greqi (VIDEO)

KAKAVIJË- Shtetasit grek që u kthyen në pikën kufitare të Kakavijës kanë bllokuar në Greqi. Grekët kanë formuar një varg për të penguar kalimin e mjeteve dhe kanë kënduar himnin kombëtar. Disa herë ata kanë pasur edhe momente tensioni me policinsë. Disa prej grekëve të kthyer ishin pjesë e listës 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. 

Ora 11:36
Vrasja e Kaçifas, e motra: Dikush të marrë përgjegjësi (VIDEO)

Motra e minoritarit grek, Ermioni Kaçifas para mediave në qendër të Bularatit u shpreh se qeveria duhet të marrë përgjegjësi mbi ta.

“Duam të jetojmë në harmoni. Nuk po shikojmë që të ndodhë edhe nga ana e autoriteve shqiptare. Kërkojmë respekt. Nuk shikojmë të ndodhë kjo. Ta dëgjojnë të tërë, qeveria greke dhe Europa. Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Turp!,”- tha motra e Kaçifas.

Ora 11:09
Me flamur grek në dorë, nëna e Kaçifas: Do të ta marr unë hakun biri im, do të vras Edi Ramën (VIDEO)

Këtë herë në qendër të Bularatit ka dalë edhe e ëma e minoritarit grek të vrarë nga forcat RENEA. Me flamur grek në dorë ajo ka folur greqisht para kamerave duke i premtuar të birit se do tja merrte ajo hakun. 

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Psë ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im,- tha Vasilia. 

Thirrjet e nënës janë mbështetur nga të pranishmit, të cilët kanë përsëritur thirrjet: I pavdekshëm.

 

Ora 11:08
Ceremonia e të 40-ave të Kaçifas, në Bularat mbërrin Vangjel Dule dhe Spiro Ksera

Bularat për të marrë pjesë në homazhet për Konstandinos Kaçifas kanë mbërritur edhe deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Ora 10:38
‘Faleminderit’, kunati i Kaçifas flet shqip për mediat në Bularat: Të mos ndërhyjë Turqia, ne dhe Shqipëria jemi familje, e zgjidhim vetë

Kunati i Kaçifas, Vangelis Sekellarakis për mediat greke dhe shqiptare në Bularat është shprehur se Kaçifa kurrë nuk është drejtuar kundër një shqiptari.

“Atë ditë e ëma i tha që mos dil se do të të vrasin dhe ai i tha se nuk më vrasin se edhe ata një rrogë të vogël marrin. I bëj thirrje Ramës dhe Tsipras që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Turqia në rastin kontrekt po ndërhyn pa vend. Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S’ka nevojë për të tretë. Këtu nuk ndodhi asgjë. Por në kufi, policia ktheu gjithë ato njerëz dhe ne do të interesohemi për ta. Gjatë këtyre 40 ditëve kanë ardhur në fshat disa njerëz të veshur civile dhe kontrolluan shtëpitë e banorëv. Kërkon flamuj, a ku di unë se çfarë. Familjen e Kaçifas nuk e kanë bezdisur.”

Në fund të prononcimit të tij, Sekellarakis flet shqip për mediat duke thënë ‘faleminderit’.

Ora 09:35
Nacionalistë grekë dhe banorët e Bularatit vizitë në varrin e Kaçifas, mesha në nder të tij nis në orën 11:00 (VIDEO)

Nacionalistë grekë të ardhur nga Greqia dhe banorë të Bularatit kanë vizituar varrin e minoritarit grek të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Mesha në ndër të tij do të nisë në orën 11:00 në kishën ortodokse të fshatit. 

Ora 09:30
Masat e rrepta në Kakavijë, nëna greke: Nuk ma lanë djalin të kalojë, e morën në polici dhe e keqtrajtuan

Për mediat greke dhe shqiptare, një nënë ankohet se djalin e saj nuk e kanë lënë të hyjë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas.

Ma morën djalin në Polici dhe e keqtrajtuan.

Nëna greke

Ora 09:06
Bularat/ Nis ceremonia për të 40-at e Konstandinos Kaçifas

BULARATKa nisur mesha për ceremoninë e të 40-ave që nga dita e vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kaçifas.

Ora 08:42
Ceremonia për Kaçifan/ 103 grekë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri, mes tyre 3 gazetarë

KAKAVIJË- Gjatë kontrolleve të rrepta të ushtruara në pikën kufitare të Kakavijës, 103 grekë janë kthyer, mes tyre edhe tre gazetarë. Një pjesë e personave të kthyer ishin pjesë e listës “non-grata” ndërsa të tjerë kishin precedentë penalë. 

Ora 08:25
Të 40-at e Kaçifas, policia kontrolle të rrepta në doganën e Kakavijës

Report TV është vendosur sot në pikën kufitare të Kavijës ku vihen re kontrollet e rrepta të policisë për elementë problematikë që duan të futen në Shqipëri për ceremoninë e të 40-tave të Konstandinos Kaçifas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berrat: 08/12/2018 19:24

    Po kjo bushtra qe polli ate kuliahin grek nuk e kap ligji qe del hapur do vras kryeministrin nuk e kap asnji ligj kte

    Përgjigju
  • Fredi 2: 08/12/2018 16:10

    100% dakort me Fredin.Terrorist i ndyre .

    Përgjigju
  • Fredi: 08/12/2018 11:32

    Ore gazetar pse nguron dhe pse ke frikë ta quash terrorist atë që qërroi policia? Pse nuk thua se: sot bëhet përkujtimore në nder të terroristit? Hahahahah!

    Përgjigju
  • Ajka: 08/12/2018 10:21

    Zbythje elegante dhe e mençur që u bën ministria jonë...tipik mirditor, kufirin te thana! Përshëndetje të përzemërta! Lëri të lehin tani!

    Përgjigju
  • Toni: 08/12/2018 09:26

    Ishallah e ndjekin nga pas dhe ata te tjeret qe doni te vinin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton